• |
ide | kryesore

E vërteta e romancës së Dua Lipa me Trevor Noah

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa dhe Trevor Noah u përfolën së fundmi në media për një romancë dashurie.

Aludimet nisën pasi dyshja u fotografuan duke darkuar në Nju Jork të mërkurën. Në një foto të postuar nga The Daily Mail, Noah u pa duke i dhënë Lipës një puthje në faqe.Por, pavarësisht takimit, një burim ka treguar për People se dyshja janë thjesht miq”.

Komediani ka qenë i lidhur   më parë me aktoren e Euphoria, Minka Kelly. Megjithatë, në maj, një  tjetër burim konfirmoi se Kelly ishte “single”.

“Ata janë ndarë. Noah ishte shumë i fokusuar në punë dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për një lidhje. Tani është”rikthyer në lojën e takimeve”, u shpreh burimi.

Të enjten mbrëma, Noah njoftoi në një klip të shpërndarë në Twitter se do  largohej nga The Daily Show pas shtatë vitesh.

“Një nga ndjenjat kryesore që e gjeta veten duke përjetuar  ishte një ndjenjë mirënjohjeje,” filloi ai, duke reflektuar për kohën e tij në shfaqje.

“Dua të falënderoj audiencën,” vazhdoi komediani. “Më kujtohet kur filluam për herë të parë, kaq shumë njerëz nuk besuan tek ne. Çfarë udhëtimi ka qenë.Është diçka që nuk e prisja, gjithçka që kemi kaluar – presidencën e Trump, pandeminë. Më ka pëlqyer të drejtoj shfaqjen. Ka qenë një nga sfidat e mia më të mëdha. Ka qenë edhe një nga gëzimet e mia më të mëdha.Por pas shtatë vitesh, mendoj se ka ardhur koha të largohem”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *