• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski shpërthen kundër filmit të Marilyn Monroe

-Instant, Paparazzi, Slider



Emily Ratajkowski  ka kritikuar së fundmi filmin biografik të Marilyn Monroe , “Bonde”.

Përmes rrjetit social, TikTok, modelja  foli për filmin me  protagoniste Ana de Armas. “Nuk jam e befasuar kur dëgjoj se është një film tjetër që merret me  dhimbjen femërore,”, tha ajo.

Duke përmendur magjepsjen kolektive me vdekjen e Amy Winehouse dhe Princeshë Diana , Emily Ratajkowski pohoi sesi shoqëri, “ne na pëlqen, na jep kënaqësi dhimbja femërore. Ne jemi të fiksuar pas vajzave të vdekura dhe vrasësve serialë”.

Një ditë para komentit të Ratajkowski në mediat sociale, artisja Courtney Stodden gjithashtu shprehu mendimin e saj rreth”Blonde”. Nuk do e shikoj”, tha këngëtarja . “Si dikush që e kupton se si është të jesh e shfrytëzuar në një mënyrë seksuale dhe më pas njerëzit të bëjnë shaka , unë mendoj se është mungesë respekti.”

Stodden u bëri thirrje të tjerëve që  të mos e shikojnë filmin, duke shtuar: “Kjo nuk është Marilyn Monroe, kjo nuk është historia e saj. Është fiksionalizuar. Ata e kanë paraqitur si një person që nuk ishte. Ajo kurrë nuk donte të ishte vajza si ata po e portretizojnë.”

“Bonde” u publikua më 16 shtator.“Filmi riimagjinon me guxim jetën e ndërlikuar të ikonës Marilyn Monroe,” shënon përmbledhja e Netflix. “Duke mjegulluar linjat e fakteve dhe trillimeve, filmi eksploron me mjeshtëri tensionin midis jetës së saj publike dhe private.”/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/07/12/detajet-pas-vdekjes-misterioze-te-marylin-monroe/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *