• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City shkatërrimtar: tregolësh i Haaland e Foden, për një historike 6-3 ndaj United

-Instant, F1, Sport, Video
Foden



Pep Guardiola dhe City jetojnë një pasdite ëndrrash në derbin e Manchester. United fundoset me një rezultat 6-3, duke reaguar vetëm pjesërisht pas pokerit të pësuar në pjesën e parë. Protagonistë të mëdhenj Foden dhe Haaland, me dy tregolësha. Norvegjezi arrin kështu 14 gola në 8 ndeshje të Premier League. Finalja është e gjitha për Martial, i cili i rikthehet golit me Djajtë e Kuq pas një viti e dy muajsh, duke shënuar një dygolësh. City kthehet në -1 nga Arsenal.

Një pasdite ëndrrash për City, një makth për United, derbi i qytetit ka dy fytyra për skuadrat e Mançesterit. Citizens mposhtën rivalët e tyre me një 6-3 historike dhe falë tregolëshave të Foden dhe Haaland. Sfida ishte pa histori në pjesën e parë, me dominimin e djemve të Guardiolës. McTominay shpëton në vijë në dy raste, por në minutën e 8′ City mori avantazhin. Bernardo Silva shërbeu për Foden, që shënoi golin e parë. Reagimi i Djajve të Kuq, me CR7 dhe Casemiro në pankinë, ishte i ndrojtur dhe rastësor.

City kontrolloi dhe dominoi në zotërimin e topit dhe rastet e shënimit, duke goditur edhe shtyllën me Gündoğan. Në minutën e 35′ ndizet Erling Haaland. Norvegjezi shënoi me kokë golin e dytë, në krosimin e Cancelo. E tre minuta më vonë ai shënoi dygolëshin e tij duke kombinuar me de Bruyne. Sulmuesi skandinav ishte i pandalshëm dhe shërbeu asistin për pokerin. Foden firmosi në minutën e 44-të, me Manchester City që shkoi në pushim me rezultatin 4-0.

REAGIMI

Nga ana tjetër, Manchester United jetoi një makth: ten Hag, menaxheri i muajit shtator, humbi edhe Varane për shkak të dëmtimit. Djajtë e Kuq u përpoqën të rikuperojnë në pjesën e dytë dhe shënuar në minutën e 57-të. Një finalizim perfekt nga Antony, që befasoi Ederson në shtyllën e largët. Goli i brazilianit, në vend të shkundë United, rindez Man City dhe Haaland. Norvegjezi fikson tregolëshin në minutën e 66-të, me asistin e Sergio Gomez. Sulmuesi shkon në 14 gola në 8 ndeshje ndërsa i përgjigjet Foden, tre gola edhe për të. Asist i Haaland dhe 6-1 i bujshëm i fantazistit. Pastaj në katedër ngjitet Martial, i cili i rikthehet golit pas një viti e dy muajsh. Goli i parë i francezit erdhi në minutën e 82-të, i dyti me penallti në minutën e 91-të. Kështu përfundon 6-3, me City që ngjitet në 20 pikë dhe kthehet -1 nga Arsenal. Nga ana tjetër, United dhe ten Hag jetojnë një pasdite të keqe, duke ndërprerë serinë e tyre, pas katër fitoreve radhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *