• |
ide | kryesore

FSHF konfirmon Edoardo Reja në krye të Kombëtares: “Di Biaggio, spekulim i pabazë”

-Instant, Sport
FSHF



Kush mendonte një ndryshim kursi, pas dështimit në Nations League, duhet të presë ende. Edoardo Reja do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren e Shqipërisë, me shumë mundësi, edhe në eleminatoret e Euro 2024. Konfirmimin e ka bërë vetë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), në faqen zyrtare. Nuk ishte, në fakt, njoftimi i vazhdimit të bashkëpunimit me trajnerin, pas një konfrontimi mes palësh. Por një përgënjeshtrim i FSHF -së për pasuesin e mundshëm të 75 vjeçarit.

Lexo më tej: Nga Islanda te Islanda: shifrat e teknikut Edoardo Reja zbulojnë të ardhmen e tij te Shqipëria

Sqarim për median dhe opinionin publik!

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggio për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024. Short që do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *