• |
ide | kryesore

Josè Mourinho i skualifikuar e pa ndeshjen në autobusin e skuadrës: “Djema, të mëdhenj, ekip me b**e”

-Instant, Sport
Josè



Kthimin në San Siron e tij Josè Mourinho nuk e shijoi dot plotësisht, duke qenë se ishte i skualifikuar. Kështu, portugezi, ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij nuk mund ta shihte dot nga pankina. Atëherë ku e pa ndeshjen Josè? Nga televizori në autobusin e Romës, siç e ka dokumentuar vetë në story-t në Instagram. Tekniku tregon ‘lokacionin’ e tij të veçantë, ku e ka parë sfidën së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij. Nuk kanë munguar komentet për garën, të shprehura menjëherë pas disa aksionesh të rëndësishme të verdhekuqve: Djema, të mëdhenj, ekip me b**e të mëdha”.

Lexo më tej: Video/ Roma, humbje historike për Mourinho! Më e rënda në Serie A: “Kisha siklet për ndeshjen kur pashë arbitrin”

Në fund ai shpërtheu nga gëzimi me dy anëtarë të stafit të verdhekuqve, duke celebruar fitoren e madhe në San Siro. Roma tashmë është me 16 pikë në vendin e gjashtë, por vetëm 4 pikë nga Napoli kryesues.

HISTORITË E JOSÈ




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *