• |
ide | kryesore

Video/ Juventus kthehet të fitojë, 3-0: për Allegrin shënojnë më të kritikuarit dhe i zakonshmi Milik

-Instant, Sport, Video
Juventus



Juventus kthehet të fitojë dhe përpiqet të ndryshojë ritmin në kampionat pas pauzës ndërkombëtare. Në javën e tetë të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti 3-0 Bolonjën dhe arriti në kuotën e 13 pikëve në renditje, -7 nga Napoli dhe Atalanta. Në Stadium vihet në skenë një provë force e bardhezinjve. Në pjesën e parë Kostic (24′) zhbllokoi ndeshjen me një diagonale të saktë. Pastaj, në pjesën e dytë, Vlahovic (59′) dhe Milik (62′) siguruan rezultatin duke e mbyllur ndeshjen në katër minuta.

Një arritje, edhe rezultati. Që nga java e parë e këtij kampionati Juventus nuk kishte shënuar tre gola në një ndeshje të Serie A. Dusan Vlahovic ka shënuar në katër ndeshjet e tij të fundit kundër Bolonjës në kampionat, duke e patur viktimën e preferuar. Vetëm kundër Sampdorias (midis 2020 dhe 2021) serbi ka gjetur rrjetën në po aq ndeshje radhazi në Serie A. Sulmuesi ka shënuar pesë gola kundër Bolonjës në Serie A, ndaj asnjë skuadre që nuk ka bërë më mirë.

Lexo më tej: Një algjerian majtosh për Juventus: në janar bardhezinjtë do të bllokojnë Bensebaini

Në gol edhe i zakonshmi Arkadiusz Milik, i pesti kundër Bolonjës në Serie A. Edhe polaku ndaj asnjë skuadre nuk ka bërë më mirë. Ai që e zhbllokoi sfidën ishte Filip Kostic. Pas tetë ndeshjesh në kampionat dhe tetë goditjesh, serbi ka shënuar golin e parë në Serie A me Juventusin. Arritje ndërkohë për Leonardo Bonucci. Kapiteni iu bashkua Roberto Bettega (482) në vendin e gjashtë në mesin e lojtarëve me më shumë paraqitje me fanellën e Juventusit në të gjitha garat. Ajo e sotmja ishte prezenca numër 50 e Manuel Locatelli me fanellën bardhezi në të gjitha kompeticionet.

Italy Serie A
Lazio 4-0 Spezia
Lecce 1-1 Cremonese
Sampdoria 0-3 Monza
Sassuolo 5-0 Salernitana
Atalanta 1-0 Fiorentina
Juventus 3-0 Bologna



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *