• |
ide | kryesore

Kërcënon Irani: Kemi dronë për goditjen e kampit MEK në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Dronë



Mediat iraniane i kanë dhënë jehonë një lajmi kërcënues ndaj Shqipërisë. Në portalin “Iran Front Page” shkruhet se ky vend ka dronë që mund të godasin bazën e muxhahedinëve të MEK në Shqipëri. Brenda në shkrim citohet edhe një gazetë qeveritare iraniane.

“Një gazetë shtetërore iraniane thotë se vendi posedon mjete ajrore pa pilot. Dronët UAV shmangin radarët. Ata mund të përdoren për të goditur bazën e grupit terrorist anti-Iran Muxhahedin Khalq (MKO) në Shqipëri.

“Kapacitetet e dronit apo raketave të Iranit nuk janë të kufizuara në zonën gjeografike të vendeve fqinje. Përkundrazi, Irani gëzon aq shumë aftësi në sektorin e hapësirës ajrore, veçanërisht në fushën e dronëve, saqë mund të synojë lehtësisht bazën e MKO në Tiranë”, – shkruan gazeta zyrtare e qeverisë, Iran.

“Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarak. Ata mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin”, – shtoi e përditshmja.

LEXO EDHE: Sulmi nga Irani/ Pse u prit me cinizëm rënia e shtetit dixhital

Gazeta zyrtare e qeverisë preku gjithashtu një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Inteligjencës e Iranit. Aty theksohet roli i MKO-së në trazirat e fundit në disa qytete iraniane. Në deklaratë, ministria njoftoi se disa nga protestuesit e arrestuar janë anëtarë të MKO-së.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, kur një grup terrorist rrezikon haptazi sigurinë e një vendi dhe pranon haptazi veprimet e tij, ai vend ka të drejtën legjitime të synojë bazën dhe anëtarët e atij grupi. Saktësisht diçka e ngjashme me atë që ndodhi në rajonin verior të Irakut kundër grupeve terroriste të stacionuar atje. Apo çfarë ndodhi kundër grupit terrorist ISIS në Siri”, – vuri në dukje gazeta iraniane.

Me fjalë të tjera, shton gazeta, Irani rezervon të drejtën, për shkak të akteve terroriste të MKO, të synojë bazën e tyre. Grupi terrorist MKO u detyrua të largohej nga Iraku në vitin 2016 pasi u përball me kundërshtimin e qeverisë dhe popullit irakian dhe u vendos në Shqipëri siç ishte planifikuar nga SHBA.

Ajo që nuk thotë gazeta është se Shqipëria është një vend i NATO. Në rast të një sulmi të tillë do të angazhohej e gjithë aleanca. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Lajm i tipit sorrosist per te justifikuar levizjen e rradhes. ASta ketu i kane pasur ka 10 vjet tani i kujtuan ti godasin me topin e Mato Grides

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *