• |
ide | kryesore

“Ku shkoj unë sjell trofe dhe të ardhura”: Inter nuk i dalin llogaritë e irritohet, Inzaghi në ‘fije të perit’

-Instant, Sport
Inzaghi



Pas humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Romës së mikut Mourinho, Interi po mendon se çfarë të bëjë. Si gjithmonë në këto raste, në bankën e të akuzuarve i pari është trajneri. Shoqëria u bë menjëherë gardh rreth Simone Inzaghi, por përshtypja është se litari është gati të këputet. Sidomos pas asaj që ndodhi të premten, në prag të ndeshjes në San Siro. Ish-trajneri i Lazios, në fakt, e kishte mbrojtur qëndrimin e tij me fjalë që duket se nuk i kanë pëlqyer sidomos pronarëve. “Ku shkoj unë sjell trofe dhe të ardhura”, ishin fjalët e Inzaghi.

Lexo më tej: Video/ Mourinho festë në ish-stadiumin e tij, Inter ndëshkohet nga ish-juventini: Napoli ‘fluturon’ në krye

Veç se tani po vijnë humbje të papritura, me një renditje kampionati që i sheh zikaltrit dhjetë pikë nga kreu. E për më tepër janë në një situatë vërtet delikate në Champions League, ndonëse në një grup të vështirë. Të martën, kur Barcelona të mbërrijë në “Meazza”, një tjetër mbrëmje e vështirë mund të përjetohet. Megjithatë, përshtypja është se Inzaghi nuk e rrezikon vendin, të paktën deri në ndalesën e gjatë për Botërorin.

ALTERNATIVAT

Sigurisht që trajneri është vënë nën vëzhgim të fortë nga shoqëria, shkalla e acarimit e të cilës është në nivelet më të larta. E mungesa e Lukakut nuk mjafton për të justifikuar rezultatet. Por ndryshimi i drejtimit teknik tani do të ishte i padobishëm nëse jo i dëmshëm. Jo vetëm sepse do të ishte e nevojshme të gjendej një zëvendësues i aftë për të marrë ekipin në rrugë e sipër, por edhe sepse do të ishte një problem ekonomik me peshë. Nisur nga buxheti me të kuqe, ajo i shkarkimit është zgjidhja ekstreme. E duhet marrë në konsideratë vetëm në rast kolapsi të vërtetë në 2-3 ndeshjet e ardhshme.

Teknikët më të mirë kushtojnë: janë të lirë Tuchel, Pochettino dhe Zidane, për të përmendur disa. Ndërsa një provizor me pagë të ulët nuk jep garancitë e nevojshme për të gjetur rrugën e duhur. Më mirë të vazhdohet pa tërmete të mëtejshme dhe të pritet që stuhia të kalojë. Por Inzaghi dhe Interi nuk kanë qenë kurrë kaq larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *