• |
ide | kryesore

Nëndetësja bërthamore ruse nis lëvizjen, NATO në alarm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
nëndetesja



Nëndetësja bërthamore ruse K-329 Belgorod po lëviz në detet e Arktikut. Ka dyshime se misioni i saj është të testojë raketën siluruese Poseidon. Ajo është e aftë të lëshojë raketa bërthamore 10 mijë km larg. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga “La Repubblica”.

Sipas tij Aleanca Atlantike është në gatishmëri po dhe monitoron çdo lëshim të mundshëm të silurëve nga nëndetësja. 184 metra e gjatë dhe 15 metra e gjerë, Belgorod mund të lundrojë nën ujë me rreth 60 kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund nëndetesja të qëndrojë 120 ditë pa dalë në sipërfaqe.

Ditët e fundit ajo është përmendur edhe në analizat për sabotimin e mundshëm të Nord Stream. Gjithsesi nuk ka asnjë provë në lidhje me këtë. Gazeta shton se dyshimi i NATO-s është transmetuar në komandat aleate. Ajo mund të testojë Poseidonin në zonën e Detit Kara.

Me emrin e koduar “Status-6” ajo ka një silur 24 metra të gjatë. Ai është i aftë të mbajë një kokë atomike ndoshta 2 megaton. Raketa silur ishte projektuar për të shpërthyer pranë bregut duke shkaktuar një ‘cunami radioaktiv’. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

    nëndetset ruse janë rangalla, mjafton të kujtoni:

    Komandanti i Flotës së Paqësorit të Rusisë, admirali Viktor Fjodorov tha se një anije shpëtimi është lidhur me kabllo me një nëndetëse të vogël të bllokuar në fund të oqeanit Paqësor dhe do të përpiqet ta tërheqë atë në ujërat e cekëta.

    Admirali Fjodorov tha se anija ruse e shpëtimit do të përpiqet gjithashtu ta ngrejë nëndetësen me ekujpash prej 7 anëtarësh. Admirali tha se anija ka ajër të mjaftueshëm për detarët që të mbijetojnë deri të hënën. Këto komente të admiralit Fjodorov bien ndesh me deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të marinës ruse, të cilët thanë se nëndetësja kishte vetëm 24 orë ajër.

    Nëndetësja është bllokuar gati 200 metra poshtë në gadishullin e Kamçatkës në lindjen e largët të Rusisë. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Britania po dërgojnë pajisje emergjente në vendin e aksidentit. Zyrtarët rus thanë se nëndetja me mision vëzhgimi u bllokua dje nga një rrjetë peshkimi në fund të detit.

    Drama e fundit të detit të kujton fatin e nëndetëses bërthamore ruse Kursk, që u fundos në Detin e Barensit pas një shpërthimi pesë vjet më parë. Të 118 anëtarët e ekuipazhit gjetën vdekjen. Presidenti rus Vladimir Putin u kritikua që nuk kërkoi menjëherë ndihmë ndërkombëtare pas aksidentit në gusht të vitit 2000.

  2. Kërkoni në Google Historia e nëndetëses Kurse, shkruar nga Avis Gjyshja, dhe do të kuptoni se sa mund t’ua kesh frikën këtyre rusëve idiotë e meglomanë që po shkatërrojnë Rusinë, të parën, por bëjnë me dhimbje koken edhe botën.

  3. popull i alkolizuar per mendimin tim duhet te zhduken komplet, keshtu ka paqe ne bote bejne gam gam po me naton skane asnje shanc ,vdekshin si rrace , rrofte ukraina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *