• |
ide | kryesore

Raporti i antimafias italiane: Si shqiptarët janë lidhur me “Ndragheta”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shqiptarët janë në gjendje të lëvizin sasi të mëdha kokaine dhe heroine nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ky përfundimi një raporti të antimafias italiane. Lapsi.al sjell më poshtë pjesë nga raporti i dorëzuar në senatin italian për vitin 2021.

Aty theksohet se grupe kriminale shqiptare, përdorin lidhjet me banda të tjera kryesisht në Holandë, Belgjikë, Gjermani, Austri, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Amerikën Qendrore dhe Jugore, por edhe në Shqipëri.

Në raportin me rreth 500 faqe, antimafia italiane ka zbërthyer veprimtarinë kriminale të bandave shqiptare të drogës. Aty thuhet se shqiptarët kanë arritur ta gjejnë gjuhën e bashkëpunimit të ngushtë me mafian italiane. Në menaxhimin dhe trafikun e drogës janë të përfshira edhe bandat kriminale shqiptare. Nga deti kalojnë ngarkesave të mëdha të marijuanës, vend prodhues i të cilave është Shqipëria.

Raporti vë theksin se lidhjet zakonisht bazohen në raporte familjare ose origjinës, për shkak se u bëhet më e lehtë duke qenë se përdorin të njëjtat kode të komunikimit si edhe një sjellje të njëjtë. Krimi shqiptar është aktiv edhe në trafikun e armëve, të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit, pasi në disa raste veprojnë në marrëveshje funksionale me fraksione të tjera kriminale.

PJESË NGA RAPORTI I ANTIMAFIAS ITALIANE

Krimi shqiptar

Prania e krimit shqiptar është evidentuar në një pjesë të madhe të territorit italian. Ai po shprehet nëpërmjet niveleve të ndryshme të funksionimit. Ndonjëherë ai vepron në grupe të vogla në disa raste multietnik për kryerjen e krimeve kundër pronës. Në raste të tjera u konstatua prania e organizatave kriminale të strukturuara dhe të qëndrueshme.

“Modus operandi” (mënyra e veprimit) i këtyre grupeve është e ngjashme me atë të “mafias tipike”. Lidhjet zakonisht bazohen tek ato familjare. Në çdo rast ka grumbullim të bashkatdhetarëve. Ata janë në gjendje të ndajnë të njëjtat kode sjelljeje. Krimi shqiptar është kryesisht aktiv në trafikun e drogës dhe armëve. Gjendet edhe në trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Në disa raste vepron në marrëveshje funksionale me fraksione të tjera të grupeve të tjera kriminale. Shoqatat me konotacion transnacional përdorin lidhjet me bandat kriminale të përbëra kryesisht nga bashkatdhetarë që veprojnë kryesisht në Holandë, Belgjikë, Gjermani, Austri, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, si dhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe në Shqipëri.

LEXO EDHE: Mafia shqiptare ‘përpin’ Romën, reportazhi i La Repubblica përmend rastin e Elsa Lilës

Ky kapacitet për projeksion ndërkombëtar, i forcuar nga gatishmëria për të ofruar drogë me çmime konkurruese ka çuar në fillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes krimit shqiptar dhe organizatave mafioze italiane. Marrëdhëniet lehtësohen dhe forcohen nga mungesa e konfliktit për dominim mbi territorin. Normalisht shqiptarët kujdesen për furnizimin e drogës. Më pas ajo u shitet organizatave që menaxhojnë e dyqanet.

Një element tjetër që rezulton nga provat hetimore tregon se si, pavarësisht nga niveli i strukturimit, organizatat e brendshme shqiptare konfirmohen në trafikun e drogës si ndërmjetësit kryesorë ndërkombëtarë. Kjo për besueshmërinë dhe suksesin e tyre të padiskutueshëm në këtë sektor. Nën këtë profil ata janë në gjendje të lëvizin sasi të mëdha kokaine dhe heroine.

Kjo përmes bashkëpunimit të bashkatdhetarëve të pranishëm kryesisht në vendin amë, si dhe në Amerikën Latine dhe vende të tjera evropiane. Në menaxhimin e dërgesave janë të përfshira edhe bandat kriminale shqiptare. Nga deti vijnë ngarkesa të mëdha të marijuanës, vend prodhues i të cilës është Shqipëria. Si prodhues dhe bashkëpunues të besueshëm ata janë të lidhur me “Ndrangheta”, mafian puliane. Lidhje kanë edhe grupet nga Campania dhe Sicilia apo me matrica të tjera kriminale. ©Përshtati në shqip LAPSI.al



14 Comments

  1. Mire shqiptarët janë lidhur me Ndragheteten ne Itali por harrojne qe ne ndrageten me te rrezikshme e kemi ne qeveri me ne krye kryehorrin e gjate . Biles ky kryehorri yne sa here kapet gafil nuk le justifikim pa perdorur per te treguar se eshte i pafajshem . Nuk le justifikim e patronazhist pa perdorur per te na treguar se tashme me i rrezikshem e me i demshem eshte delja sesa ujku . Psh koket e fundit ka dale se fajtor per ndertimet pa leje jane gjykatesit dhe jo ndertuesit dhe shteti qe mbylli te dy syte . Ne vone por shume vone ama e kemi marre vesh se kryehorri yne paska qene “humoristi” me i madhe qe ky vend ka pa ne keto 3000 vitet e fundit .

  2. Ne Itali shteti bene shtetin dhe mafia bene mafien , ndersa ketu tek ne i gjati ine bene edhe shtetin edhe mafien .

  3. Per sa kobe krimi te mbeshtetet nga shteti ne shqiperi ku ka edhe bazat dhe pastron parate, sigurisht qe do shtojne aktivitetin edhe ne Evrope. Ne Itali e dine mire se te keqen e kane ketu, po ndoshta nuk u leverdis ta luftojne

  4. Per sa kohe Shqiperia do jete baze e sigurte per krimin per te drejtuar trafiqet, lare hesapet, pastruar parate dhe pike kyce operacionale, bandat do arrijne maja me te larta ne bote duke e kthyer kete vend ne nje kosh plehrash te pajetueshem.

    Por faji nuk eshte i tyre, este i atyre qeveritare qe lejojne dhe bashkpunojne ne kembim te nje tarife per te sunduar te pashqetesuar.

  5. Ja dhe nje shembull i shqiptareve te sukesshem ne integrimin e tyre ne BE e me gjere.
    Dhe thone pastaj se qeverianuk po punon per integrimin europian.

  6. Berisha: Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë.

    Meta: Jo mo jo e dhashë prej Shkëlzenit që ishte në videot e Dritan Priftit. Ti e di shumë mirë, edhe me the “Shiko ca më ka bërë ky budallai”

    Berisha: Dorëheqjen e parë e dhe për shkak të bllokut të Monikës

    Meta: Për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, dy herë nuk e jap.Shpellkare lexoni keto rreshta te kuptoni cfare eshte Trusti i Geshtenjave qe per kapo kane dyshen salih metaj dhe nuk ka nevoje per mafjan italiane sepse jane lidhur me mafjan ruso serbe

  7. kari ne shpelle te mamase,nuk behet fjale per 700000 po per miljona euro o merda gelbaza qe I shkojne gamorit ne sarajet e suurrelit

  8. Qiveri mo e degjenerume e rrac qimash ska per te pas mo kombi shqipetare!!!!!!

  9. ditën kur budallenjt hodhën në tok statujën e enver hoxhës dhe dëgjuan salën si antikomunist i thekur i cili ishte dërguar me porosi nga ramiz alia dhe me urdhër nga jugosllavia se atëherë ishte çasti më i volitshëm.
    dhe budallenjt shkuan pas tradhtarit më të madh të kombit siç ks ende njerëz që bëjn akoma të njëjtën gjë.Jon shpellkar pyet salih metaj per klanin famekeq Trusti i Geshtenjave dhe do kuptosh shume

  10. Degët e veriut të PD-së, festojnë në Krujë ndalimin e “pushtimit” të Sali Berishës,per lapsin nuk eshte lajm qe nje grup i madh nga veriu kundershojne spiunet salih metaj qe duan partine me zorr per te ruajtur bythen e tyre

  11. Kap nga rruga e fute të votojë: Manipulimi i hapur në partinë e Sali Berishës, më shumë se gjysma e atyre që votuan nuk ishin fare anëtarë të PD,komunisti i vogel i salih metaj flet per bythen e kuqe,shpellkar komunist vetem ke salihu gjen

  12. Ndrageta gjeneroi dollare/euro duke vene ne pune Shqiptaret per te fituar kohen e humbur nga izolimi “Komunist” ,por Sorrosi me zagaret e tij ne Tirane po i vjedhin keto shuma duke sponsorizuar ushtrine Ukrahinase qe lufton per kauzat Anglo-Hebraike si Partizanet tane ” trima ” kunder Gjermanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *