Krijon debate e polemika goli i parë i Milanit në Empoli. E nuk flitet për përgjumjen e mbrojtësve të Empolit, që në rivënien anësore të Tonalit lënë tepër vetëm Leaon. Portugezi më pas bën një veprim të shkëlqyer për t’i dhënë mundësinë Rebic të shënojë. Jo, në fakt, protesta e Empolit ka ardhur për vetë rivënien, nga ku lindi goli i kroatit. Tonali e kreu atë rreth dhjetë metra përpara pikës aktuale të daljes së topit.
DEBATI – Episodi krijoi një moment tensioni mes trajnerëve Zanetti dhe Pioli. Si pasojë trajneri i Empolit u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Aureliano. Zanetti konfirmoi protestat. “Isha i zemëruar me arbitrin sepse ata e kryen rivënien anësore përpara golit të 1-0, shumë përpara vendit të saktë”.
TONALI I SINQERTË – Sandro Tonali, autor i rivënies anësore të inkriminuar, ka shpjeguar veprimin e tij për episodin. “Rivënia? Nuk e pashë fare as pozicionin ku doli topi, kam ekzekutuar menjëherë faullin anësor. Është gjithashtu e vështirë në një sekondë të shohësh saktësisht pikën ku doli topi. Goli erdhi nga kjo rivënie paksa dinake, por kjo ishte ajo që duhej të bëja në atë moment”.
El primer gol del soldado de Hierro Ante Rebic pic.twitter.com/848Hbj7FuR
— AC Milan Honduras (@milanclubHN) October 1, 2022