• |
ide | kryesore

Video/ Tragjedia në stadiumin e Indonezisë, Infantino: “Jam nën shok”

-Instant, Sport, Video
tragjedia



FIFA është tronditur nga lajmet që mbërritën mëngjesin e sotëm nga Indonezia, e goditur nga tragjedia. Qindra persona humbën jetën në përleshjet që pasuan një ndeshje futbolli. “Bota e futbollit është nën shok pas incidenteve tragjike që ndodhën në Indonezi. Gjithcka ndodhi në fund të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya në stadiumin Kanjuruhan”. Këto ishin fjalët e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Kjo është një ditë e zezë për të gjithë ata që janë të përfshirë në futboll dhe është një tragjedi që shkon përtej cdo logjike. Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik.”

“Së bashku me FIFA-n dhe komunitetin global të futbollit, të gjitha mendimet dhe lutjet tona u drejtohen viktimave, atyre që janë lënduar – nënvizoi Infantino. Jemi së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Federatën e Futbollit të Indonezisë dhe Ligën e Futbollit Indonezian, në këtë moment të vështirë”.

Lexo më tej: Video/ Tragjedi në Indonezi, 182 persona humbën jetën: ja si ndodhi revolta e tifozëve pas një ndeshje futbolli

Të paktën 182 persona humbën jetën në dhunën që shpërtheu në Indonezi. Tragjedia ndodhi të shtunën mbrëma në qytetin e Malang, në lindje të ishullit Java, kur tifozët e Arema FC hynë në fushë. Stadiumi Kanjuruhan në Malang City u pushtua prej tyre pas humbjes 3-2 ndaj Persebaya Surabaya. Një revoltë, siç e përkufizoi policia, që filloi të hidhte gaz lotsjellës pas vrasjes së dy oficerëve. Dhjetra njerëz u shkelën dhe u vranë, me spektatorët në panik.

https://www.youtube.com/watch?v=_fJ9GY8vqSA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *