• |
ide | kryesore

Zbulohen të gjithë anëtarët e jurisë së “Dancing With The Stars”

-Instant, Paparazzi, Slider
Dancing With The Stars



Faqja zyrtare e ” Dancing With the Stars” ka zbuluar emrat e katër anëtarëve të jurisë.

Kryetari i jurisë është Kledi Kadiu,ndërsa anëtarët e tjerë që janë konfirmuar janë: Armand Peza, Dalina Buzi dhe Valbona Selimllari.  Së fundmi Eno Popi zbuloi gjithashtu në Wake Up se do të bashkëprezantojë spektaklin me Bora Zemanin.

“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli”, u shpreh Eno. Spektakli i kërcimit  do të nisë këtë muaj, më 7 tetor./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/14/kush-jane-konkurentet-e-konfirmuar-te-dancing-with-the-stars/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *