• |
ide | kryesore

Arrestime e qindra heqje patentash, policia bën kërdinë në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arrestime



Dy arrestime për tentativë korrupsioni të policëve, katër të arrestuar për drejtim të makinës nën efektin e dr0gës, 24 në pranga pasi drejtonin makinën të dehur ose pa patentë dhe plot 256 patenta të hequra. Ky është bilanci që bën policia pas aksioneve në rrugët e Tiranës për javën që lamë pas.

Detaje nga policia: 

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore. Kjo me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Sipas raportit të policisë, gjatë javës që lamë pas, janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e patrullës. Qëllimi ishte shmangia e masave administrative për shkeljet e kryera.

Po ashtu, 4 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave. 24 shtetas janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 253 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. 6 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja. Këto makina i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Lexo më tej: Policia e Shtetit: Sistemi MEMEX nuk është prekur 



2 Comments

  1. Ka ardh drejtori ri. Duhen rezultate. Dhe babes vete ja fusin policat , kur ju diskutohet vendi punes. Jane race poshter, skane lidhje me moral e fe. Kjo po ndodh ne gjithe organizaten e policise se shtetit. Ai qe vjedh do te vjedh gjithnje e me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *