• |
ide | kryesore

Borxhi i Amber Heard jo vetëm ndaj Johnny Depp

Paparazzi, Slider
Amber Heard



Amber Heard është e mbytur me borxhe “deri në fyt.” Pas humbjes në gjyq kundër ish-bashkëshortit të saj, ylli i “Aquaman” i detyrohet më shumë se 10 milion dollarë Johnny Depp.

Por, nuk mbaron me kaq! Sipas disa raportimeve të fundit, Amber u detyrohet para edhe avokatëve të saj. Pasi gjykatësi vendosi që Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Depp 10.2 milionë dollarë, tani u zbulua se aktorja i detyrohet rreth 15 milionë dollarë avokatëve të saj.

Heard ka miliona borxhe ndaj ish-përfaqësuesve të saj ligjorë, por edhe ndaj disa kompanive të sigurimit, si ‘Tarvelers Commercial Insurance Company’ dhe ‘New York Marine General Insurance Company’.

David L. Axelrod dhe Jay Ward Brown shërbyen si avokatë të Heard në padinë e Depp, ashtu si edhe ekipi i Kirk Pasich. Për momentin dihet se aktorja ka nxjerrë në shitje një pronë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kështu nuk do të mbulonte as një pjesë minimale të të dyja borxheve.

Kujtojmë që gjyqi i famshëm mes Johnny Depp dhe Amber Heard është shndërruar në film, vetëm katër muaj pas shpalljes së vendimit nga Gjykata.

Entertainment Weekly ka publikuar tashmë trailerin e parë për filmin “Hot Take: The Depp/Heard Trial”, ku interpretojnë aktorët Mark Hapka dhe Megan Davis si Depp dhe Heard. Melissa Marty luan avokaten e Depp, Camille Vasquez , dhe Mary Carrig është Elaine Bredehoft nga ekipi ligjor i Heard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *