• |
ide | kryesore

Brazil/ Nuk ka fitues, presidenti zgjidhet në raundin e dytë

-Instant, Lajme, Planet



Zgjedhjet presidenciale në Brazil do të shkojnë në balotazh. Rezultatet e së dielës nuk përcaktuan një fitore të qartë dhe për këtë arsye të dy kandidatët kryesorë do të kenë një përballje tjetër më 30 tetor.

Luiz Inacio Lula da Silva, ikona e së majtës në Amerikën Jugore nuk arriti të fitonte 51% të votave, ndonëse sondazhet e nxirrnin më mirë se kaq.  Në fund të numërimit ai kishte mbledhur vetëm 48.35 të preferencave, ndërkohë që presidenti në detyrë, Jair Bolsonaro mori 43, 27 të votave.

“Do ta vazhdojmë betejën tonë deri në fitore. Balotazhi nuk është veçse një shtyrje”,  u shpreh Lula da Silva pa daljes së rezultatit.

Edhe Bolsonaro shfaqet optimist për raundin e dytë të zgjedhjeve, ai deklaroi se arriti të fitonte ndaj gënjeshtrave të institutit të sondazheve “Datafolha” dhe tashmë deri në 30 tetor do të fitonte dhe zemrat e qytetarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *