• |
ide | kryesore

Bruce Willis mohon shitjen e të drejtave të imazhit të tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se aktori ka shitur të drejtat për imazhin e tij.

Javën e kaluar, u raportua gjerësisht se Willis, ia kishte shitur të drejtat një kompanie të quajtur Deepcake. Megjithatë, një zëdhënës i aktorit i tha BBC-së se ai nuk kishte “asnjë partneritet apo marrëveshje” me kompaninë. Gjithashtu, në një deklaratë, kompania u shpreh se raportet se kishte blerë të drejtat për fytyrën e Bruce Willis ishin të pasakta. “Formulimi për të drejtat është i gabuar. Bruce nuk mund t’i shiste askujt asnjë të drejtë, ato janë të tijat si parazgjedhje,” tha një përfaqësues i kompanisë. Ajo që ai bëri patjetër është se ai na dha pëlqimin e tij (dhe shumë materiale) për të bërë Binjakun e tij Digital,” thanë ata.

Kompania zbuloi se ka një bibliotekë unike me njerëz të famshëm, ndikues dhe figura historike me rezolucion të lartë. Në faqen e saj të internetit, Deepcake promovon punën me një citim nga Bruce Willis: “Më pëlqeu saktësia e karakterit tim. Është një mundësi e shkëlqyer për mua që të kthehem pas në kohë.

Aktorinjoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur.

Përktheu:Lapsi.al
Marrë nga: BBC

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *