• |
ide | kryesore

Champion/ Real, Chelsea e PSG: shorti e vendos Vllazninë përballë emrave të mëdhenj të Europës

-Instant, F1, Sport
shorti



Një debutim historik për Vllazninë edhe vetë prezenca në Champions League. Por aventura është bërë e paharrueshme me emrat që shorti i ka vënë përballë vajzave kuqeblu. Chelsea, PSG dhe Real Madrid, janë kundërshtarët e shkodraneve në grupin A. Ky grup mund të quhet dhe si grupi i ferrit.

Vllaznia e femrave bëhet e para skuadër shqiptare për femra që arrin fazën e grupeve. Po flasim për kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinent. E ditën e sotme, skuadra kuqeblu ka njohur rivalet që do të ketë kundër në fazën në grupe, nga shorti i hedhur në Nion të Zvicrës.

Lexo më tej: Kualifikim historik, Vllaznia në grupet e Champions League: arritja më e madhe e një klubi shqiptar

Të tre skuadrat kundërshtare janë të investuara në mënyrë të fuqishme dhe futen ndër skuadrat që pretendojnë trofe, bashkë me Barcelonën e Lyon. Ndoshta shorti mund të mos jetë i lehtë, Vllaznia do të jetë në një grup më shumë se të vështirë, por eksperienca është e gjitha për tu shijuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *