Hakerat kanë publikuar ditën e sotme në rrjetin e komunikimit “Telegram” të dhënat për individë të skeduar për ngjarje kriminale nga sistemi policor ‘Memex’. Mes qindra të dhënave të publikuara, bie në sy edhe foto si dhe të dhëna personale për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej datës 10 gusht.
Ajo që bie në sy është fakti që Martinaj në foto duket në një moshë mjaft të re. Gjasat janë që ajo të jetë shkrepur rreth 12-15 vite më parë.
Krahas fotos, hakerat kanë publikuar edhe të dhënat personale. Si ditëlindja, vendlindja, atësia apo edhe numri personal i Ervis Martinajt.
Ervis Martinaj është zhdukur që prej datës 10 gusht. Zhdukja e njeriut shumë mediatikë të botës së krimit dhe biznesit ka mbërthyer shqiptarët pas mediave për gati dy muaj. A është vrarë apo është zhdukur Martinaj? Fillimisht peshorja anonte më shumë nga inskenimi i ngjarjes. Së fundmi, dyshohet se Martinaj ka pësuar një fund tragjik. ©Lapsi.al
Lexo më tej: Dekriptimi i mesazheve/ Si u fut në kurth Ervis Martinaj
Lexo më tej: ‘Çfarë ndodhi me Martinaj-n?’/ Rama: Policia do flasë kur të ketë prova
Lexo më tej: Mesazhi i Ramës për Ervis Martinajn: Jua dimë targat e makinave (VIDEO)
Lexo më tej: Dokumenti/ Martinaj u vra, pasi u nxorr në pritë nga një femër
Te rroje partia
Bashke me shokun Edver
Po spiropiçken pse nuk e jepni si lajm?
Rama do shkojë për dhjamë qeni, por dëmin e bëri të madh, ndezi ëndrrën Serbe për përçarje te Shqiptareve, qe dhe Enveri e shmangu edhe pse e kishte me te veshtire …
Anglo-Hebraiket e përpunuan Ramutin si me ” Kujdestarin” e lanë si qen te sillej verdalle, duke inskenuar dhe impakte negative me agjenturen e tyre ne ShiK, deri sa Kristaqi( i ati) mos ta frenonte dot se ndrroi jetë.