Shqipëria hyri zyrtarisht në vjeshtë gjatë javës së shkuar me shirat që ranë, ndërsa këtë javë moti pritet të jetë më i freskët. Edhe pse temperaturat në fundjavë do të jenë jo-normale për këtë periudhë.
Sipas meteorologes Lajda Porja, paraditet gjatë kësaj jave pritet të jenë me mot të kthjellët. Pasditet pritet të jenë me mot të freskët.
Moti i kthjellët pritet të jetë prezent në të gjithë territorin. Vranësira të lehta parashikohen në zonat malore dhe në veri-lindje të vendit.
“Mëngjeset do të jenë të freskëta, me temperature që do të jenë deri në 5 gradë Celsius, panoramë e cila pritet të ndryshojë duke nisur nga e enjtja. Të enjten pritet të vërehet një rritje graduale e temperaturave duke kulmuar në fundjavë me 28 gradë Celsius në zonat e Ultësirës Perëndimore”. Kështu u shpreh Porja për abcnews.
Fundjava sipas Meteoalb do të jetë me temperatura vere kryesisht në qytetet e Ultësirës Perëndimore. Pritet që temperaturat në këto zona të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.
Lexo më tej: Parashikimi i motit për këtë të hënë
Lexo më tej: Moti i keq në Qarkun e Shkodrës, dëme në rrugë e kanale vaditëse
Lexo më tej: Situata e përkeqësuar e motit, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës