• |
ide | kryesore

Opozita publikon raportin për Reformën Territoriale, propozon 2 opsione për ndarjen e rajoneve

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Posaçëm Parlamentar është mbledhur për të diskutuar lidhur me Reformën Administrativo-Territoriale. Partia Demokratike ka publikuar në komisionin e reformës territoriale dy opsionet për ndarjen e rajoneve në kuadër të propozimit të draftit për Reformën e re Territoriale. Sipas ekspertëve të opozitës krijimi i bashkive të reja rurale do të krijonte mundësi më të mëdha për qytetarët.

Grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ka bërë tashmë të ditur se do të propozojë rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 92 bashki dhe uljen e numrit të qarqeve nga 12 në 6 rajone.

2 opsionet e ndarjes së rajoneve:

Opsioni 1:  6 Rajone, Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.)

Opsioni 2: 3 rajone: Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër).

Pjesa e Partisë Demokratike që mbështet Berishën, nga krahu tjetër, kërkon 95 bashki dhe 5 rajone.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *