• |
ide | kryesore

Paralajmëron Berisha: Rama të hapë dosjen ruse të Mitrokinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
12



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se historia e lobimit rus do të vijojë. Nga foltorja e parlamentit ai nënvizoi se PD nuk ka marrë asnjë financim rus. Akuzoi kryeministrin Rama se mbylli dosjen në SPAK për të marrë peng Lulzim Bashën.

“Këtu në parlament ngrihet dhe sulmon opozitën. Flet për PD-në dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus. Nëse i ka marrë, i ka marrë Lulzim Basha. U them shqiptarëve kaq; PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka qëndruar, rusëve dhe interesave strategjike në mënyrën më të fuqishme.

Fakti që dështuan në korridorin e jugut kur u vendos TAP-i është një nder i madh i Shqipërisë dhe qeverisë së saj. Edi Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe që i deklaroi Lulzim Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rusë, bëri gjithçka ti mbyllë dosjen dhe ta marrë peng dhe për këtë ka fakte të pakundërshtueshme. Cili të dojë të marrë vendimin e gjykatës dhe të shikojë. Sa qesharak është hetimi i atij rasti” – tha Berisha.

“PD ka krijuar një Komision Hetimor dhe i kërkon përsëri Lulzim Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Kush ja dha paratë. Ka një raport zyrtar. Por në bllokimin e hetimit të kësaj çështje, përgjegjësi kryesore ka Edi Rama. Ai ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën, ose e bllokoi me urdhër të atyre të cilët i kanë dhënë paratë” – tha Berisha që në fund bëri edhe një paralajmërim për diçka të padëgjuar më parë.

“Ju them një gjë këtu. Ekziston një dosje në Mitrokinë. Ekziston dosja në Mitrokinë, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokinë, do të vazhdojë dosja ruse dhe këtu do të jemi”, – tha ai. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. tek emisioni i rakipit dikush tha qe Washington Examiner ka bere nje artikull
    ku flitet per lidhjen e Kryeministrit me Mafian

    Washington Examiner nuk mund te aksesohet ne Shqiperi

  2. O berish.
    Basha nuk mirte frym, pa lejen tende. Po ti si shejtan budalla. I ke ber vet te gjitha, dhe kerkon tia fusesh idiotit basha.

  3. Vasilis Mitrokhin ka qene nje oficer me disa poste i KGB, i cili doli ne pension dhe krijoi nje dosje me te dhenat per aktivitetin e sherbimit te inteligjences.

    Me 1992 shkoi ne Londer me ndihmen e nje agjensi britanik me te cilin m pas edhe bashkepunoi. Vdiq ne Londer me 2004.

    10 vjet pas vdekjes se tij, me 2014 u hap arshiva e Mitrokhin per te cilen flet Berisha duke iu drejtar Rames.

  4. Berisha kur flet dhe e bën hapur duhet t’a dini që është e vërtetë.Cka thënë asnjëherë nuk ka gabuar.Nese ka dosje Mitrokhin do të ketë xhevahire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *