• |
ide | kryesore

Probleme në romancën e re të Gerard Pique

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas ndarjes së tyre, shtypi ka ushtruar presion mbi Shakira dhe Gerard Pique për të marrë disa deklarata të mundshme ekskluzive.

Divorci dhe kujdestaria e fëmijëve të tyre është një temë që intereson mediat. Megjithatë, që kur u zbulua marrëdhënia e tij me Clara Chia Marti, studentja  23-vjeçare ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes. Chia është parë në udhëtime të ndryshme, ku çifti janë ndjekur nga shtypi dhe kjo ka shkaktuar një debat të fortë mes të dyve. Sipas burimeve, ajo ka fajësuar Gerard se nuk e ka mbrojtur nga paparacët siç bënte me Shakirën. Ata janë parë së fundmi në Paris ku dukeshin të lumtur dhe të buzëqeshur, të kapur për dore. Mirëpo pas kthimit të tyre në Barcelonë Clara është ankuar për sjelljen e tij.

Aludimet për një romancë mes tyre nisën pas ndarjes së futbollistit nga Shakira. Dyshja i dha fund lidhjes 12 vjecare në qershor. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thuhej në një deklaratë. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ne kërkojmë respektimin e privatësisë së tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”.  The Sun në atë kohë raportoi se ai ishte njohur me Chia  në kompaninë e tij të prodhimit Kosmos. /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/30/pas-ndarjes-nga-pique-shakira-rikthehet-me-ish-partnerin/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *