• |
ide | kryesore

Protestoi kundër luftës, lëshohet urdhër arresti për gazetaren ruse

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Ministria e Punëve të Brendshme ruse ka lëshuar një urdhër arresti për gazetaren Marina Ovsyannikova. Në mars, gjatë programit të lajmeve të mbrëmjes në Kanalin e Parë të televizionit rus, Ovsyannikova u shfaq pas prezantueses televizive Ekaterina Andreyeva, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Jo luftës”.

Më pas gazetarja u arrestua, ndërsa të nesërmen u gjobit dhe u lirua. Më pas u nis për në Gjermani. Në korrik, pas kthimit të saj, ajo u gjobit dy herë në bazë të artikullit “shpifja për forcat e armatosura” për një postim kundër luftës në Facebook dhe për deklaratat që u bëri gazetarëve.

Në mesin e gushtit gazetarja u la në arrest shtëpie me akuzën e përhapjes së “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse dhe për pjesëmarrje në një marshim kundër luftës përballë Kremlinit. Më 1 tetor, ish-bashkëshorti i saj njoftoi se ajo ishte arratisur nga arresti me vajzën e saj.

Avokati i Ovsyannikova, Dmitry Zakhvatov, i tha Novaya Gazeta.Europe se ai nuk dinte asgjë për mundësinë që klientja e tij të kishte ikur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *