• |
ide | kryesore

Rama i përgjigjet Kim për kriminelët: Refuzoj gjuhën e përdorur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama kim



Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim foli pak ditë për parë për çështjen e kriminalitetit në Shqipëri.

“Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur.

Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?” – tha Kim në “Opinion”.

I pyetur për këto deklarata, kryeministri, Edi Rama ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë. Megjithatë ai tha se nuk binte dakord me gjuhën e përdorur. Sipas tij nuk mund të hidhet baltë mbi të gjithë shqiptarët.

“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë. Që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë.

E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist. E kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare. Dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë. Nuk kam asnjë dilemë për këtë.

Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët. Nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, – u përgjigj Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Deklarata/ Si u tall Rama me apelin e Yuri Kim (video)



11 Comments

  1. Reptil sorosian, boll manipulove me fantomasin. Ajo i eshte drejtuar qytetarve me ndergjegje per tu rebeluar ndaj teje dhe qeverise tende te kapur nga krimi.

    1. Haha tani edhe ky klyshi i Erdoganit do bëhet një lloje si Sali Gerdeci dhe ilir spiun Kunder Perëndimit. Se pse Erdogani dhe disa kriminel shqip foles që jane në trafikun e lendeve narkotike i kane kerkue keti horri të bën aministine fiskale. Poshte korrupsjoni poshte mentaliteti Turke, Otomane, Talibane poshte Sali Gerdeci, ilir spiun dhe Ed Rame Turke Erdogani.

  2. Ky Palikari ben si i fort se e di qe Kimetja nuk e ka seriozisht,por duke bere si i fort do ti tregoj shqiptarve qe eshte Palikar i vertet.
    Ky eshte nje dhjaks qe nuk e ka shokun ,e mbani mend si ju qep mbrapa Bidenit per ta takur ,apo do vendos fasho dhe tak i shpetuan pordhet litar dhe gishtin ne byth .
    Tall trapin me ket popull o Palikari se keshtu i do mishka drute.

    1. tek emisioni i rakipit dikush tha qe Washington Examiner ka bere nje artikull
      ku flitet per lidhjen e Kryeministrit me Mafian

      Washington Examiner nuk mund te aksesohet ne Shqiperi
      e ka blloku shteti

  3. Ehe të vinte mirë kur Berisha e PD sulmohej e sanksionohej.Tani që po të kthehen ty kërcen përpjetë!!! Të shpresojmë që e ka seriozisht kjo ambasadore dhe që më së fundi kjo dhe Amerika e kuptuan kush je ti dhe sëra jote.

  4. Tani e kuptoi amerikaaaaaaaaa????????????????
    ??????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *