• |
ide | kryesore

Rrëmbeu dhe p*rdhunoi ish-gruan, arrestohet shqiptari në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme
kakavijë, rrëmbeu, kërkim, sekuestrohen, Greqi



Një shqiptar rrëmbeu dhe përdhunoi ish-bashkëshorten e tij greke në Korinth të Greqisë. Pas disa orësh kërkime, autori ka rënë në prangat e policisë.

Sipas denoncimit të 28-vjeçares, autori kishte parkuar automjetin jashtë banesës së saj në Almyri Korinthia. Dhe sapo 28-vjeçarja doli jashtë, ai e rrëmbeu. Shqiptari raportohet ta ketë marrë me forcë dhe ta ketë futur në makinë.

Pasi e futi në automjet ai e ka goditur të renë më grusht në kokë dhe në trup. Më pas, ai e ndaloi makinën në një rrugë të shkretë dhe e detyroi vajzën të zhvishej duke e kërcënuar për jetën dhe për pak e dogji të gjallë.

Të zhveshur dhe të pambrojtur siç ishte, ai e çoi të renë greke në shtëpinë e prindërve të tij në Korint. Aty e përdhunoi dhe më pas e la të shkonte.

Lexo më tej: Ngacmonte të miturit/ Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar nga Greqia 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *