• |
ide | kryesore

Tifozët e Inter nuk do e falin kurrë, ardhjen e Dybala e bllokoi Inzaghi: “Kam Correa, nuk më duhet”

-Instant, Sport
Correa



Paolo Dybala tek Inter dukej e kryer e megjithatë nuk ndodhi. Sulmuesi argjentinas u transferua te Roma, me zikaltrit që besuan mbi të gjithë te ardhja e Lukaku dhe mbajtën Correa. Në atë moment, ndoshta askush nuk shkuli flokët për mungesën e ardhjes së ish-numrit 10 bardhezi. Por duke parë shpërthimin e tij në Olimpico dhe sulmin e flashkët zikaltër (pa Lukakun) mendimi është rikthyer në atë episod kyç.

E për ta shtuar më tepër dëshpërimin e tifozëve, Gazzetta dello Sport rindërton tratativat e verës me Paulo Dybala. Gazeta rozë zbulon arsyet përse dështoi transferimi i argjentinasit te Inter. Gjithmonë i vlerësuar nga Marotta dhe Zhang, ndalesa e parë në negociatat me Joya erdhi me ardhjen e Lukakut. Belgu ishte evidentuar nga stafi teknik si një prioritet absolut për sulmin. Por edhe pas ardhjes së belgut, zikaltrit nuk hoqën dorë plotësisht nga argjentinasi dhe presidenti Zhang i dha dritën jeshile blerjes.

Lexo më tej: Dybala-day për Romën: priten 50 mijë tifozë për festën e prezantimit

E gjitha në rast të shitjes së një prej sulmuesve në organikë. Zgjedhja duhet të binte parë të gjithëve te Correa. Por tekniku Simone Inzaghi bllokoi gjithçka, duke mbrojtur me forcë Tucu-n dhe duke penguar efektivisht rrugën e ardhjes së Dybala. Tani gjërat janë komplikuar, tekniku shihet si fajtor për situatën dhe ky lajm nuk është se do t’i pëlqejë tifozëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *