• |
ide | kryesore

Trafiku ndërkombëtar i drogës në Zvicër, mes të arrestuarëve edhe shqiptarë

-Instant, Lajme, Të fundit
Zvicër



Drejtësia e Ticinos, në Zvicër ka mbyllur një hetim një mujor për një trafik kokaine, ku tetë persona u arrestuan që nga marsi i kaluar.

Aktiviteti kriminal shtrihej në vende të ndryshme, duke përfshirë Spanjën, Francën, Holandën, Anglinë dhe Italinë, njoftoi policia kantonale e Ticinos. Rrjeti ishte aktiv që nga viti 2014.

Mediat e huaja shkruajnë se gjashtë shtetas zviceranë dhe dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, mbetën të arrestuar.

Kokainë e kapur do të shitej në rajonin e Lokarnos. Në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, policia e Ticinos zbuloi transaksione financiare për të paktën 400 mijë euro dhe 215 mijë franga. Gjithashtu janë pastruar edhe disa milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *