• |
ide | kryesore

Video/ Udinese, fitore në ‘frymën’ e fundit: Beto e Bijol përmbysin Veronën, Sottil tani i treti

-Instant, F1, Sport, Video
Bijol



Java e tetë e Serie A përfundon me fitoren 2-1 të Udineses në Verona. Në Bentegodi, Hellas kaloi në epërsi në minutën e 23-të me golin e shkëlqyer të Doig me të majtën. Por në pjesën e dytë Sottil bëri diferencën me zëvendësimet. Në minutën e 58-të hyri në fushë Beto dhe barazoi. Pastaj takimin e vendosi Bijol në minutën e 93-të. Bardhezinjtë triumfojnë dhe ngjiten në 19 pikë, në vendin e tretë -1 nga Napoli dhe Atalanta. Ndërsa Hellas mbetet në vendin e tretë nga fundime vetëm 5 pikë.

Nuk resht së surprizuari Udinese, që fitoi 2-1 në Verona falë golit në minutën e 93-të të Bijol, i cili shënoi për të dytën ndeshje radhazi. Bardhezinjtë kanë tani gjashtë suksese radhazi. Skuadra e Sottil është vetëm një pikë larg në renditje nga kryesuesit e Napolit dhe Atalantas.

Lexo më tej: Video/ Juventus kthehet të fitojë, 3-0: për Allegrin shënojnë më të kritikuarit dhe i zakonshmi Milik

Verdikti i Bentegodit penalizon Veronën, që vazhdon të marrë më pak pikë nga sa i takon. Gjithsesi, rezultati ishte i drejtë. Udinese padyshim pati më shumë mundësi, duke humbur shumë raste për mungesë cilësie para porte. Deulofeu ishte i pandalshëm, por bënte gjithçka mirë përveç konkluzioneve në portë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *