• |
ide | kryesore

Digjet një makinë në Tepelenë, të dhënat e para

-Instant, Arkiva, Lajme



Një makinë ka marrë flakë në Tepelenë mbrëmjen e sotme. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzat. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Më poshtë të dhënat paraprake që tregon policia Gjirokastër.

Rreth orës 20:30, në fshatin Luzat, Tepelenë, përpara banesës së shtetasit M. Gj., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen Passat”, në pronësi të shtetasit M. Gj. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *