• |
ide | kryesore

Ekzekutuan 21-vjeçarin shqiptar, gjykata vendos dënim me burgim të përjetshëm për dy të akuzuarit

-Instant, Lajme, Të fundit
Dy të akuzuarit për vrasjen e Renato Gecit



Dy hajdutë, që janë shpallur fajtorë për vrasjen e një të riu me origjinë shqiptare, janë dënuar me burgim të përjetshëm. Mësohet se dy të akuzuarit tentuan të vidhnin drogë me vlerë 100 mijë paund nga një fabrikë kanabisi në perëndim të Londrës.

Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e 21-vjeçarit Renato Geci. Po ashtu ata plagosën vëllain e tij Vilson Geci, 29 vjeç. Ngjarja ndodhi në një shtëpi në Hounslow, më 22 mars të vitit të kaluar. Të hënën, dyshja u dënuan me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 19 vjetësh, shkruajnë mediat e huaja. Ata gjithashtu u dënuan me gjashtë vjet burg për plagosje dhe tre për vjedhje.

Dy hajdutët hynë në një shtëpi në Granville Avenue, Hounslow. Prona ishte baza e një operacioni “të sofistikuar” për të kultivuar më shumë se 200 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 95,000 paundësh. Smith dhe Sebran hynë në banesë përmes dritares së banjos. Aty dy të akuzuarit gjetën shqiptarët Renato Geci, dhe vëllain e tij Vilson Geci. Vëllai më i madh shkoi për të parë se çfarë po ndodhte, dhe u përball me dy personat. Këta të fundit e spërkatën me një lëndë kimike në sy. Pas përleshjes me dy vëllezërit, njëri prej tyre humbi jetën. Ndërkohë dy autorët u arrestuan pak më vonë.

Pas arrestimit të tij, Smith pranoi se do të vidhte lokalet dhe pretendoi se ishte sulmuar. Sebran i tha policisë se dikush tjetër kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai priste jashtë në makinën e tij. Megjithatë, përshkrimi i Vilson Gecit për tatuazhet e një sulmuesi përputhej me shkronjat dhe numrat në krahët e Sebranit që ishin ditëlindjet e dy fëmijëve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *