• |
ide | kryesore

Gjykata e Strasburgut gjen shkelje të konventës në vetingun e Besnik Canit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 6.1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut sa i përket “të drejtës së një gjykate të krijuar me ligj” në vetingun e ish-prokurorit Besnik Cani kundër Shqipërisë, sipas vendimit të publikuar të martën.

Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, zgjedhja e Luan Dacit nga Kuvendi i Shqipërisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ishte bërë pa kryer verifikimet e duhura prej autoriteteve dhe se Daci nuk duhej të kualifikohej për të qenë anëtar i KPA. Prania e tij në trupën që gjykoi rastin e Canit përbën sipas gjykatës shkelje të konventës.

“Pranon unanimisht që ka pasur shkelje të artikullit 6.1 të konventës, sa i përket të drejtës së ankuesit për një “gjykatë të krijuar me ligj”, thuhet në vendim.

Gjykata rrëzoi kërkesat e tjera të Canit, përfshi atë për t’u rikthyer në detyrë dhe kërkimin për një dëmshpërblim financiar me rrogën mujore dhe e gjeti të papranueshëm pjesën tjetër të ankimit të tij. Gjykata thotë se nuk mund të shprehet për procesin e rivlerësimit të Canit, pasi ky mund të ribëhet nga një gjykatë e rregullt.

Vendimi nuk jep një zgjidhje përfundimtare për rastin dhe për procesin e rivlerësimit dhe e lë atë në dorë të qeverisë shqiptare dhe vetë Canit, ndërsa sugjeron si zgjidhje rihapjen e dosjes së rivlerësimit të ish-prokurorit dhe gjykimin e saj nga një trupë që përmbush kriteret e nenit 6.1 të konventës. Gjykata po ashtu sugjeron edhe zgjidhje përmes negocimit për të mos cënuar ata që konsiderohet “gjë e gjykuar”.

“Gjykata merr parasysh qëndrimin e qeverisë se mund të ketë një rrugë ligjore për kërkuesin për të kërkuar rihapjen e procedurave. Prandaj, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë dhe në masën që kjo mund të jetë e mundur sipas ligjit të brendshëm, forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e së drejtës së kërkuesit për një “gjykatë të krijuar me ligj” sipas nenit 6.1 të konventës do të ishte rihapja e procesit, nëse ankuesi e kërkon këtë rihapje, dhe rishqyrtimi i çështjes në një mënyrë që është në përputhje me të gjitha kërkesat e nenit 6 .1 të Konventës,” thuhet në vendim.

Ish-prokurori Besnik Cani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 27 shkurt 2020, ndërsa ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Trupa e KPA e përbërë nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol Çomo, e shkarkoi Canin me arsyetimin se ai kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia, kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm pasurie dhe ishte i papërshtatshëm profesionalisht.

Cani, i cili ndërkohë kishte bërë ankime dhe kallëzim penal ndaj anëtarëve të trupës Luan Daci e Ardian Hajdari, e ankoi vendimin në Gjykatën e Strasburgut. Gjatë periudhës së pritjes, hetimet e SPAK zbuluan se Daci kishte falsifikuar dokumentet dhe deklarimet e tij që i mundësuan zgjedhjen si anëtar u Kolegjit. Ai u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe më pas u shkarkua nga Kolegji.

Gjykata e Strasburgut vë në dukje se përtej pretendimeve të qeverisë në kundërshtim të Apelit të Canit, Kuvendi i Shqipërisë dhe grupi ad-hoc i deputetëve që duhej të kryenin verifikimin e kandidatëve për në KPA, kishin dështuar në punën e tyre. Gjykata thotë se verifikimi duhej të ishte një proces i lehtë, sa kohë arsyet skualifikuese ishin në rekordet publike dhe Dacit i ishte mohuar në vitin 2016 një vend në Gjykatën e Tiranës për shkak të shkeljeve./ BIRN



2 Comments

  1. Ju qifsha vetingun dhe motrat e patronazhistave, socjalistave, rilindsave,rraces me te keqe ne glob

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *