• |
ide | kryesore

I vrarë me sharrë elektrike, dyshohet se viktima është shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar, që sipas mediave greke dyshohet të jetë shqiptar është gjetur i pajetë. I riu është gjetur i vdekur në një fushë, ndërsa raportohet se ai është vrarë me një sharrë elektrike, e cila i ka prerë fytin.

Sipas informacioneve të fundit të publikuara nga mediat helene, ngjarja ka ndodhur para syve të dëshmitarëve të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

35-vjeçari fatkeq kishte dalë në terren për të kryer punë bujqësore. Në përpjekje për të pastruar ullinjtë, ai humbi ekuilibrin, si pasojë u rrëzua nga një pjerrësi dhe sharrë elektrike me zinxhir që mbante i rrëshqiti nga duart dhe i shkaktoi prerje të pjesshme të kokës, raportojnë mediat.

Ndërkohë ka një dëshmi që thotë se janë dëgjuar britmat e burrit dhe më pas ka pasuar heshtje absolute. Vdekja e 35-vjeçarit ka qenë e menjëhershme. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *