• |
ide | kryesore

Kanye West reagon ndaj kritikave për veshjen e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West ka reaguar së fundmi ndaj kritikave për veshjen e një bluze  me fjalët “White Lives Matter” gjatë eventit të tij të koleksionit Yzy Sezon 9.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram, ai shkroi “Të gjithë e dinë që”Black Lives Matter ishte një mashtrim.”

Siç theksohet nga Rolling Stone, fraza “White Lives Matter” është një përvetësim i sloganit Black Lives Matter që përdoret për të protestuar kundër padrejtësisë racore, diskriminimit dhe brutalitetit të policisë. Ai është miratuar nga organizatat supremaciste në vitet e fundit dhe është kategorizuar  si slogan urrejtjeje.

Djali i Will Smith, Jaden zbuloi në mediat sociale se kishte qenë në evenet por u largua në shenjë proteste. “Nuk më intereson kush je, nëse nuk më pëlqen mesazhi që transmeton, largohem”. Ndërkohë, reperi amerikan Boosie Badazz e quajti Kanye  “mosrespektues”.

“Pas gjithë asaj që kemi kaluar , ky person vjen dhe nuk respekton  mënyrën sesi zezakët kanë vdekur dhe kanë vuajtur në duart e të bardhëve.Shumë njerëz po përpiqen të justifikojnë Kanye që vesh një bluzë  për rëndësinë e jetës për marketing. Ndoshta është. Por është një mesazh rrezikshëm  për t’i dërguar dikujt me platformën e tij masive. Unë reagova. Por ju vazhdoni të etiketoni marrëzinë e tij si gjeni”, shkroi ai./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/04/kim-kardashian-lancon-podcastin-the-system/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *