• |
ide | kryesore

Lazanja speciale e babait të Haaland, sekreti i tregolëshave: “Me siguri vendos diçka të veçantë”

-Instant, Sport



Pas çdo shpërthimi fshihet pothuaj gjithnjë një sekret. Edhe Erling Haaland e ka një të tillë, “italian” madje. E fshihet te lazanja e veçantë e babait të tij Alfie. 17 golat në 10 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat e kanë vënë norvegjezin në qendër të vëmendjes, jo vetëm në Premier League. Erling tashmë ka pushtuar Manchester Cityn dhe Anglinë. Trigolëshi i tij në derbin me United e ka vendosur atë përfundimisht në zemrat e të gjithë tifozëve të Citizens. E si çdo sulmues, norvegjezi ka sekretet e tij. Duke folur për një transmetues norvegjez 22 vjecari zbuloi se çfarë qendron pas formës së tij të jashtëzakonshme. Surprizë! Është një gatim me makarona, i përgatitur në mënyrë të veçantë nga babai Alfie.

Ai i shënuar në derbin e Manchesterit ishte trigolëshi i tretë radhazi i Erling Haaland në ndeshjet në shtëpi të City. Një rekord, i panumërt, nga një djalosh vetëm 22 vjecar. Performanca e tij e fundit ishte shumë e vështirë për t’u gëlltitur nga rivalët e United, ndryshe nga lazanja e Alfie. Sipas yllit norvegjez, darkat me gatime italiane të të atit janë ato që hedhin karburantin e duhur në motorin e tij të jashtëzakonshëm.

3 LAZANJA…3 TRIGOLËSHA

Duke folur për televizionin Viasat, Haaland rrëfeu sekretin: “Babai im më bëri lazanja para tre ndeshjeve të fundit në shtëpi”. Më pas shtoi i gëzuar: “Me siguri i hedh diçka të veçantë!”. Qendërsulmuesi nuk tha se cilët janë përbërësit e përdorur nga babai Alfie. Por nëse rezultatet janë këto (3 trigolësha në 3 ndeshje), ish-futbollistit me siguri do t’i duhet të vazhdojë të bëjë lazanja. Për gjithë pjesën e mbetur të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *