• |
ide | kryesore

Moska: SHBA po e shtyn Rusinë në një konflikt me NATO-n

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
putin moska



“Mbështetja ushtarake SHBA për Ukrainën po e shtyn situatën më afër pikës së rrezikshme të një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe NATO”. Kështu deklaroi Konstantin Vorontsov, zyrtar i lartë rus i Ministrisë së Jashtme në Moskë. Tass raporton se deklarata u bë gjatë një takimi në OKB.

Në krahun tjetër SHBA, thonë se nuk kanë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Kjo pavarësisht “retorikës kërcënuese” të presidentit rus, Vladimir Putin. Deklarata u bë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Së fundmi, Putin ka përshkallëzuar luftën e nisur në Ukrainë që në shkurt. Ai ka shpallur muajin e kaluar mobilizim të “pjesshëm” ushtarak. Presidenti rus, vendi i të cilit është fuqi bërthamore, ka përsëritur në disa raste se do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur, siç ka thënë, territorin e tij.

“Ne marrim seriozisht armët bërthamore apo retorikën kërcënuese për përdorimin e tyre, por dua të them… ne nuk kemi parë asnjë arsye për të përshtatur pozicionin tonë strategjik bërthamor. Nuk kemi ndonjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore”, – tha Jean-Pierre.

Më 30 shtator, Putin la të kuptohet se do të përdorë armë bërthamore. Kjo për të mbrojtur territoret ukrainase që pretendoi se i ka aneksuar. Më herët presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Biden tha se deklaratat e “pamatura” të Putinit nuk do të frikësojnë Amerikën dhe aleatët e saj. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. sa e can edhe ti
    te tere do te vdesim nje dite

    kjo bote nuk eshte DEMOKRACI POR DEATHOCRACY

    KE VORREZAT KENA ME SHKU TE GJITHE
    PERVEC NAMUT LLUCES

  2. Europa eshte ajo qe do paguaje me shtrenjte nga te gjithe pasojat e nje lufte te mundeshme dhe kete e ka peshqeah nga Amerika.

  3. Sorros dhe neoliberalet pede ate duan, te paksohet popullata boterore me luftra, semundje, dizinformim, censure, kontroll, gjilpera 666 etj poshterisra laboratori apo tavolinash.

  4. Amerika as nuk i hedh qyrret Rusise po kerkon stabilizimin e situates ne Ukraine dhe ne gjithe boten PO te qe se kerkonte lufte Amerika dhe NATO ,qene futur me kohe ne Ukraine dhe i kishin cuar muzhiket ruse ne stepat e tyre

    1. Kush do futej ne Ukraine Ushtra e Amerikes dhe Evropes ebushur me transeksual dhe meshk thotë:

      Nato u mund nga Barinjte e Shekullit te peste para eres sone ne Afganistan dhe jo ta kruaj me Bllokun Lindor.Amwrikanet i ke pederaste, drogaxhinj dhe me probleme mendore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *