• |
ide | kryesore

Njeriu më i pasur në botë krahason Kosovën me Donbasin dhe Krimenë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
elon musk kosovën



Njeriu më i pasur në botë Elon Musk ka krahasuar situatën në Donbas dhe Krime me Kosovën. Pronari i Teslas e mbajti këtë qëndrim në një postim në “Twitter”. Sipas tij, qytetarët e Donbasit e Krimesë duhen lënë të vendosin nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës. Për këtë ai ka hapur edhe një sondazh në llogarinë e tij.

“Le ta provojmë atëherë. Vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë nëse ata janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës” – shkroi Musk.

Ndaj tij reagoi Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai e pyet Musk nëse po kërkon të legjitimojë pseudo-referendumet.

“Po përpiqeni të legjitimoni pseudo-referendumet që u zhvilluan nën kërcënimin e armëve në kushtet e persekutimit, ekzekutimeve masive dhe torturave? Zgjedhje e keqe” – shkroi Podolyak.

Por Musk ka një tjetër ide. “Jo. Unë po sugjeroj një votim nën mbikëqyrjen e OKB-së. (Ose zgjidhni entitetin ose vendin tuaj më të besuar) – u përgjigj ai.

Nuk e ka lënë me kaq këshilltari ukrainas. “A do të votojnë qindra mijëra të vdekur në Mariupol? Apo ata që kaluan nëpër kampe përqendrimi? Elon Musk ju krijoni raketa dhe ëndërroni të kolonizoni Marsin. Rusia krijon krematoriume të lëvizshme dhe ëndërron që ukrainasit të zhduken si komb. Nuk është çështje “votimi” – iu përgjigj ai.

Madje edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka postuar një sondazh. Ai pyet a e duan më tepër Muskun që përkrah Ukrainën apo atë që përkrah Rusinë. Pas më tepër se 1 orë janë bërë mbi 916 mijë vota dhe 84.6% pëlqejnë Muskun që e do Ukrainën. ©LAPSI.al

https://twitter.com/elonmusk/status/1577012986115342336?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1577012986115342336%7Ctwgr%5E4552c6ee5d1fde1c62485a4c71e699df5bfb454b%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2F346472%2Felon-musk-krahason-kosoven-me-krimene-e-donbasin%2F



19 Comments

    1. SA GENJEJNE KETA SHKERDHATAT UKRAINAS
      PASI VRANE CIVILE NE DONBASS E JO VETEM QE NGA 2014
      TANI AKUZOJNE RUSINE PER TE NJEJTAT KRIME QE I BEJNE VETE

      KJO DO TE THOTE ‘PROJEKTIM’ NE PSIKOLOGJI ”

      SHUME PSIKOPATE KA UKRAINA QE UDHEHIQET NGA CIFUTET

      1. Qenke komplet rrote KARRI o idiot i lindur, nga kush mal ke zbriturur o te degjenerofshin farefisin
        o I paemër
        04/10/2022 te 04:29

        1. Qenke komplet rrote KARRI o idiot i lindur, nga kush mal ke zbriturur o te degjenerofshin farefisin
          o I paemër

  1. Musk i duhet te mesoje pak edhe historine sepse ne kete fushe eshte injorant.Le te supozojme qe krahinat e pushtuara nga ruset duhet te vendosin nga kush te qeverisen,por a e di Musk se eshte nje popull me reth 30-40 milone njerez(kurdet) qe nuk kane nje shtet te tyre ? A e mendon ai se nese shkojme tek kjo shkalle (stage) eshte si te hapesh kutine e Pandores? Sa shume konflikte do te hapeshin ne bote? Nese Musk deshiron qe popullsia e botes te pergjysmohet ai ka 100% te drejte me teorine e tij te vetvendosjes

    1. PARIMI ESHTE PARIM
      NESE TI ARSYETON ME BAZE PERFUNDIMIN KJO GJE NUK KA LIDHJE ME PARIMIN

      ME PO SIKUR NUK SHKOHET GJEKUND

  2. Musk, meqe deshtoi me mbeshtetjen e Trampit i paska hyre politikes se madhe, madje per rajone qe nuk i njeh.

    Te trashegosh pasuri nga babai jugafrikan, Erroll Musk, apo te vesh para ne forma te ndryshme, nuk do te thote se merr vesh nga politika.

    Pergjithesisht kjo kategori njerezish ka probleme me identitetin e tyre…

    1. Bah se kisha menduar që të ishte kaq diletant në histori dhe politikë!!Dihet që autistët ja të veçantë dhe kanë një inteligjencë të zhvilluar por fatkeqësisht e paska vetëm për makina dhe raketa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *