• |
ide | kryesore

Franca nis bojkotin e Katar 2022: Parisi e 7 qytete të tjerë ‘anulojnë’ Botërorin

-Instant, Sport
Parisi



Kupa e Botës në Katar po afrohet me shpejtësi dhe më pak se dy muaj nga eventi shtohen polemikat, të bazuara kryesisht në çështjen e të drejtave civile “të shkelura” në Emirate. Shumë vende po miratojnë aksione të bujshme proteste dhe ka edhe nga ata që po i japin jetë një bojkoti të vërtetë. Kështu ndodh në Francë, ku Parisi dhe 7 qytete të tjera janë gati për ta bërë këtë ngjarje të ‘padukshme’.

Parisi dhe 7 qytete të tjera të mëdha në Francë do të bojkotojnë Kupën e Botës të planifikuar për nëntor dhe dhjetor në Katar. Do ta bëjnë në mënyrën e tyre, duke mos instaluar si zakonisht ekrane gjigante. E duke mos hapur zona të tifozëve në rrugë dhe sheshe publike. Kjo është në shenjë proteste kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe rregullave mjedisore. Këshilltari i kryeqytetit për sportin, Pierre Rabadan, tha: “Nuk bëhet fjalë për krijimin e zonave të transmetimit të ndeshjeve. E kjo për dy arsye. E para, kushtet në të cilat u organizua ky Botëror, si nga pikëpamja mjedisore, ashtu edhe nga ajo sociale. E dyta, është kohore, fakti që zhvillohet në dhjetor”.

KUNDËRSHTITË

Këshilltari Rabadan vazhdon: “Ky model i ngjarjeve të mëdha shkon kundër asaj që Parisi shpreson të organizojë”. Marseja, Bordeaux, Nancy dhe Reims i janë bashkuar sot listës së qyteteve franceze që do të refuzojnë, për arsye humanitare dhe ekologjike, të promovojnë ndeshjet e Kupës së Botës në Katar. Duke ndjekur kështu shembullin e Strasburg dhe Lille. Kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, e quajti konkursin një “katastrofë njerëzore dhe mjedisore”. Ndërsa kryebashkiaku i Lille Martine Aubry e konsideroi një “marrëzi në lidhje me të drejtat e njeriut, mjedisin dhe sportin”.

Ndër arsyet e bojkotit është trajtimi i punëtorëve emigrantë dhe numri i të vdekurve në kantieret e ndërtimit në 8 stadiumet e Botërorit. Nëse numri zyrtar flet për vetëm 3 vdekje, Organizata Botërore e Punës regjistroi në një raport vdekjen e 50 punëtorëve në vitin 2020. 500 të tjerë u plagosën rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *