• |
ide | kryesore

PD zbardh detaje nga biseda kokë më kokë Berisha-Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, cunguar, pd, territoriale, zgjedhjet



Partia Demokratike zbardh bisedën mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

“Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka. Dhe, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Sipas PD, në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.”

Takimi vjen në një periudhë kur shtatorin sapo e lamë pas dhe premtimet e Berishës dhe Metës për protesta të forta nuk u materializuan. Prej javësh në studiot televizive janë ngritur pikëpyetje. A janë dy faktorët e mëdhenj opozitarë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë në kushte bashkëpunimi? Deklaratat e liderëve kanë qenë të pakta, jo shpjeguese. Ende nuk dihet nëse takimi i sotëm do të përkthehet në aksion të përbashkët opozitar ose jo.

Lexo më tej: Shpërthen Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha! 

Lexo më tej: Zgjedhjet vendore, Meta dhe Berisha takohen në selinë e PD-së 

Lexo më tej: Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë 



9 Comments

  1. Me kapi nje ndjesi “ frike” tani se qenkan taku dy politikanet me te fuqishem bashk. Te fuqishem nga ana vjedhjeve e spiunimet hahaha

  2. Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha! Ju jeni të gjithë të mbaruar,e kuptoje dhe Evi koke Palar se cfare eshte salih karaxhic berisha komunistin agjent spiun te serbo ruseve,salih metaj agjentet spiun

  3. Pse nuk thoni te verteten? Pse nuk thoni qe Likja i propozoi Sales qe te dalin ne zgjedhje me siglen e PL? Ik tani votoni Like floririn. Ja dhe revolucioni i foltores perfundoi te prehri i Like lforirit. Sa rend. Me vjen keq per ndonjerin qe besonte vertet se Sala do bente cudira. Ehh, vec koha i tregon gjerat sic jan. Te shqyente foltorja kur thoshte robi qe Sala e do partin per hallin e vet. Po tani ca do thon? Nejse, le te presim dhe ca.

  4. Berisha i lëshon Adriana Kalaja-n, Evi Kokalarit: Ti çdo gjë në jetë e ke nga dashn*rët. Ajo i nxjerr videon virale që do pushtonte Ambasadën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *