• |
ide | kryesore

Pedagogët kërkojnë rritje page, Meta: Kërkesat e tyre janë realiste

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se është krah pedagogëve që kanë lajmëruar grevë dhe bojkotim të mësimit në rast se qeveria nuk pranon rritjen e pagave.

Në nëj deklaratë për mediat, Meta tha se kërkesat e pedagogëve janë shumë legjitime dhe nëse ka vullnet mund të realizohen.

“Si kryetar i Partisë së Lirisë, në emër të këaj force politike po edhe si ish-kryeministër, i kërkoj qeverisë të heqë dorë nga lufta e nervave me pedagogët, studentët dhe me prindërit e tyre që janë të interesuar për një arsimim sa më cilësor të fëmijëve të tyre, por edhe me shoqërinë tonë që ndjen pasojat e mos vëmendjes ndaj arsimit.

Kërkesat e pedagogëve janë shumë realiste. Ata kërkojnë që brenda dy vitesh të rriten pagat e tyre 50%.

Ata kërkojnë që brenda dy viteve të arrij në nivelin e pagave të kolegëve të tyre në Kosovë sot.

Është tërësisht e mundshme nëse ka vullnet, nëse ka përgjegjësi. Mbështetja ndaj arsimit është ajo që do të çojë këtë shoqëri para, do ta bëjë më demokratike.

Lekët janë, mjafton të bllokohet afera e inceneratorëve ku vidhen qindra milionë euro, mjafton mos të vidhet me kilometrat e rrugëve që janë 8 herë më shtrenjt se në BE, mjafton të mos bëhen qesharake bashkitë me lekët tona që mos të këndojnë këngë në mes të tunelit”, tha Meta.



8 Comments

  1. Pergjysmoni numrin e punonjesve ne shtet dhe te dyfishoni rrogat . Superpunesimi ne shtet eshte nje problem i madh qe i duhet dhene zgjidhje me ligj .

  2. Mos ja qani hallin shume pedagogeve se marrin rryshfet per cdo provim dhe jane fajtore per diplomimin e nje brezi bylmez qe rri gjithe diten ne kafe dhe instagram.

  3. Ik mor mete anej keji lloqet. Mos bo kot sikur po bo naj gjo tmadhe se mbeshtetjen do me ja dhene me demek qe po dalin protest e oo bashkohen me ty

  4. Po ti shyqyr del njeri ne protest qe te thuash i kam nxjerr un se vete nuk ke ca nxjerre e sef ato qe dalin per halet e tyre sikur kan dal me te mbeshtet ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *