• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i parë i “Black Panther:Wakanda Forever”

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri i parë i “Black Panther: Wakanda Forever”.

Në trailer, Black Panther i ri hyn dhe është një grua. Por, identiteti i personit  nuk bëhet i ditur. Traileri përmban gjithashtu një mural që nderon mbretin e ndjerë T’Challa .

Ata kanë humbur mbrojtësin e tyre,” thotë mbretëresha Ramonda( Angela Bassett), ndërsa Wakanda përballet me një kërcënim të ri nga kombi nëntokësor Talokan, me Tenoch Huerta që luan armikun ,Namor. “Tani është koha jonë për të goditur . Tregojuni atyre se kush jemi ne,” deklaron Mbretëresha Ramonda.

Vazhdimi i “Black Panther” i drejtuar nga Ryan Coogler del në kinema më 11 nëntor. Filmi i vitit 2018 u bë një fenomen kulturor, duke grumbulluar mbi 700 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Gjithashtu ai u nominua për shtatë çmime Oscar duke u bërë filmi i parë superhero që konkurron për Oscar për filmin më të mirë. Aktori kryesor, Chadwick Boseman vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 43-vjecare në vitin 2020. Presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige  i tha Variety në qershor 2021 se fillimi i prodhimit të filmit ishte “shumë emocional pa” Boseman.

“Por të gjithë janë gjithashtutë emocionuar për të rikthyer botën e Wakanda tek publiku dhe tek fansat,” u shpreh Feige. “Ne do ta bëjmë atë në një mënyrë që do ta bënte Chad krenar.” /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/07/27/black-panther-wakanda-forever-tashme-ka-nje-kolone-zanore-video/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *