• |
ide | kryesore

Rrëfimi/ Nga eliminimi i “Manecit” tek tentativa kundër “Rrumit të Shijakut”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rrëfimi maneci



Rrëfimi i vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj duket se ka hedhur duritë mbi një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në Durrës dhe në Tiranë. 2 të rinjtë i shpëtuan një tentative pengmarrjeje në autostradën Durrës – Tiranë, pak ditë më parë. Më pas ata vendosën të rrëfehen para hetuesve.

Ata pranuan se ishin pjesëtarë të një grupi vrasësish me pagesë. Në pranga u vendosën 15 persona. Vëllezërit Beqiraj pranuan se kishin ndihmuar në 2 vrasje. E para ishte ajo e 4 janarit në Don Bosko në Tiranë. Aty 1 person u vra dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.

LEXO EDHE: Hetimet/ Erion Çela u vra gabimisht në Don Bosko, autorët e ngatërruan

Nga dëshmia e 2 vëllezërve mësohet autori ishte Kevin Zeneli. Porosinë dhe pagesën e kishte bërë Kasandër Noga që jeton në Belgjikë. Ky i fundit tentoi të eliminonte Erion Hasanbelliun, por autorët ngatërruan personat dhe qëlluan Erion Çelën dhe lanë 4 të plagosur.

Ngjarja e dytë ndodhi në 18 maj në zonën e Sukthit. Mbrëmjen e asaj date u ekzekutua Arben Mërkuri, me pseudonimin “Maneci”. Ai u qëllua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje, në dyqanin e tij. 48-vjeçari mbante edhe dy mbiemra Mërkuri dhe Ismaili. Ai njihej si mik i Pëllumb Muharremit apo Aleksandër Lahos apo atij që njihet edhe si “Rrumi i Shijakut”.

Nga hetimet e fundit mësohet se Kasandër Noga ka dashur të eliminojë “Rrumin”. Për këtë kishte paguar 150 mijë euro. Nuk dihet kush ishte personi që qëlloi. “Rrumi” është personi që ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që ndaj tyre u bë atentat dhe ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit. Në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij.

Mësohet se vrasja e “Manecit” ishte një atentat ku do të ekzekutohej Aleksandër Laho, por në ato momente nuk rezultoi të ishte më të. “Maneci” dhe “Rrumi i Shijakut” kanë qenë miq prej vitesh me njëri-tjetrin. Edhe pse flitet se kohët e fundit nuk shoqëroheshin shumë për shkak të një konflikti. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Vlen te theksohet qe na keni care karin ju te Andi Bushatit me lajme per Policine. Se ju paguan pak, jo se ai sdi….

  2. Albanistani eshte bere si te jete Sinaloa. Se kuptoj si ka mundesi qe keto kafshe me dy kembe marrin persiper te marrin jete njerezish me pagese

  3. Dil mer njoni-ca me bole katrore , paketojini shkerdhejini ropt plasini me i super burg tu qihet rraca te gjithve , nga mo i vogli der te mo i modh ; pa dallim feje, krahine , politike, rangu , nderesh , profesioni , kategorie ect ect ect ……. Kush ka vjedh popullin e varfer shqipetare , kush ka vra , kalbini ne burg mos ta shohin driten e diellit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *