• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda kriminale në Durrës, arrestohen 15 persona

-Instant, Lajme, Të fundit
indrit beqiraj



Një bandë kriminale është shkatërruar në qytetin e Durrësit. Nga blutë njoftohet se janë vënë në pranga 15 persona të dyshuar për vrasje. Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Beqiraj dhe pasi këta të dy kanë dëshmuar. Vëllezërit Beqiraj kanë bashkëpunuar me policinë duke treguar disa nga atentatet e ndodhura në Tiranë e Durrës. Ata kanë pranuar se po planifikonin edhe vrasjen e Pëllumb Muharremit, i njohur dhe me nofkën Rrumi i Shijakut. Dyshohet se vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë pikasur, dhe kjo është arsyeja që janë sulmuar fizikisht më 3 tetor 2022, dhe më pas janë rrëmbyer.

Ndërkohë raportohet se të arrestuarit janë të dyshuar për disa vepra kriminale dhe vrasje. Prokuroria ka zbardhur edhe atentatin e ndodhur në “Don Bosko” në kryeqytet në janar të këtij viti.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *