• |
ide | kryesore

U shkarkua nga vettingu, Prokurori i Tiranës Besnik Cani fiton gjyqin në Strasburg

-Instant, Lajme, Të fundit
besnik cani



Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar vendim të padrejtë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Besnik Cani. Sipas GJEDNJ-së, në vendimin për gjyqtarin ka patur shkelje të Konventës. Gjykata Europiane shton se prokurorit i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

“Ankuesi (Besnik Cani) argumentoi se një nga gjyqtarët e ulur në bankë, shtetasi L.D., kishte qenë i emëruar në kundërshtim me kërkesat statutore të përshtatshmërisë, pasi ai kishte qenë më parë i shkakruar si gjyqtar i gjykatës së rrethit. Gjykata vuri në dukje se procedurat e vettingut kishin patur pasoja të rënda për z. Cani pasi ai u shkarkua menjëherë dhe u ndalua përjetë për t’u rikthyer në një post prokurorial ose gjyqësor.

Ajo vlerësoi se forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e këtyre procedurave dhe rishqyrtimi i çështjes në përputhje me kërkesat e nenit 6/1 të Konventës,” shkruhet ne vendimin e Gjykates.

Cani është prokurori i parë në Shqipëri që fiton gjyqin në Strasburg përballë vettingut.



3 Comments

  1. Kjo do të thotë që i hapet rruga e shumë të tjerëve. Është drejtësi europiane dhe jo ajo Sorrosiane e sorrosianeve shqiptarë.

  2. Po qetesohu o Gimi, Qetesohu.
    Lexo se kush eshte vendimi i gjykates .
    Gjykata thote qe te ri-gjykohet , por pa ate gjyqtarin qe nuk i plotesonte kushtet per te qene pjese e panelit vleresues .

    Do ta heqin ate gjyqtarin per te cilin ky ( viktima) po ankohet, dhe do marrin prap te njejtin vendim per parjashtimin e ketij nga sistemi i drejtesise. Pra ky nuk ka asnje shanc te rikthehet ne rradhet e drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *