• |
ide | kryesore

U takua me presidentin Begaj, Meta: Diskutuam për zgjedhjet vendore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ilir meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua me kreun e shtetit Barjam Begaj. Pas takimit ai tha se me pasardhësin e tij folën ndër të tjera për datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2023. Sipas Metës, çdo datë është e pranueshme, ndërsa e papranueshme është qeverisja e këtij sistemi nga një pushtet monist.

“Ishte një kënaqësi që të takohesha me presidentin me kërkesën e tij për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. Sa më parë të shpallet kjo datë, në respekt të të gjitha afateve ligjore. Besoj se kështu do të ndodhë. Sepse një orë e më parë qytetarët e shqipërosë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste e  pushtetit vendor.

Nga ky shpërdorim skandaloz i taksave të tyre, i hapsirave publike nga përkeqësimi i shërbimeve e gjithçka tjetër që ka ardhur nga një pushtet monist vendosur. Çdo datë është e pranueshme. E papranueshme është se kemi 4 vjet që kemi një pushtet vendor monist,” tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *