• |
ide | kryesore

Video/ Bayern i nxjerr inatin Plzen në Champions: Marseille, e fundit, shpartallon kryesuesit e Sporting

-Instant, F1, Sport, Video
Plzen



Asnjë mëshirë nga Bayern Mynih ndaj Viktoria Plzen. Në ditën e tretë të Champions League, bavarezët asfaltuan çekët 5-0 në Allianz Arena dhe kështu mbajnë kryesimin me pikë të plota në grupin C. Vendosën golat e Sanè (dygolësh), Gnabry, Manè dhe Choupo-Moting. Në grupin D erdhi fitorja e parë e Marseille 4-1 në shtëpi ndaj Sportingut të Lisbonës. Francezët ishin pa pikë në vendin e fundit e mposhtën, portugezët kryesues me dy fitore.

GRUPI C

Gjithçka shumë e lehtë për Bayern Mynih në shtëpi kundër Viktoria Plzen. Pas tre ndeshjesh, gjermanët e Nagelsmann janë në krye me pikë të plota në grupin e Interit e Barcelonës. Ndërsa çekët mbeten të fundit me zero pikë. Praktika u zgjidh nga bavarezët pas vetëm 21 minutash: Sanè zhbllokoi sfidën në minutën e 7′, Gnabry dyfishoi gjashtë minuta më vonë, e Manè fiksoi trisin. Në të 36 ‘ pati gjithashtu kohë për pokerin e Musialës, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Ndryshon pak gjë, sepse në fillimin e pjesës së dytë erdhi dygolëshi personal i Sanè në minutën e 51′. Pesëshen e vulos Choupo-Moting sapo hyri në fushë në minutën e 59’. Bayern padron i fushës nga minuta e parë deri në minutën e fundit, një ndeshje pa histori deri në bilbilin e trefishtë.

GRUPI D

Ndeshja e Grupit E filloi rreth 20 minuta me vonesë për shkak të trafikut që bllokoi autobusin e Sporting Lisbonë. Kjo nuk e pengoi Marseille që të sistemonte ndeshjen 4-1, pavarësisht një Velodrome të shkretë. Në fakt, ishin portugezët ata që kaluan përpara pas 50 sekondash me Trincao, por fillimi tronditës nuk i dekurajoi francezët. Në të 11-ën ata përfituan nga gabimi i portierit Adan dhe barazuan me Sanchez. Kaluan pesë minuta dhe përmbysje mori formë me Hariti, në minutën e 23-të. Adan përfundoi mbrëmjen e tij të makthit duke u përjashtuar (e kuqe direkt) nga arbitri Massa. OM përfitoi menjëherë dhe në të 28′ Balerdi fiksoi trisin. Me dy gola avantazh dhe një lojtar më shumë, ishte e thjeshtë për francezët, që në pjesën e dytë shënuan pokerin me Mbemba. Tre pikët e para në Champions League për Marseille, ndërsa humbja e parë për Sporting.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *