• |
ide | kryesore

Vuçiç: Po vjen “Beteja e Stalingradit”, kam frikë për Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Në veri



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Në prezantimin e një libri në Beograd, ai tha se “ka frikë se po përgatitet sërish “Beteja e Stalingradit”.

“Kam frikë se “Beteja e Stalingradit” do të vijë me të vërtetë. Dhe më shpejt nga sa pritej nga kushdo. Jam shumë i shqetësuar për rezultatin e asaj beteje. Për herë të parë jam shumë më i shqetësuar. Kjo sepse e di se çfarë vjen nga njëra anë dhe nga tjetra. Nuk dyshoj në guximin e askujt. Nuk dyshoj në vendosmërinë e askujt, por tashmë kam frikë dhe situatën e shoh më mirë”, – tha ai.

Vuçiç ka shtuar se mbetet të shihet se në cilën anë do të shkojnë serbët.

“Mbetet të shihet se ku do jemi ne serbët. Çfarë do të bëjmë me veten. A do të arrijmë të ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit, për veten tonë, për popullin tonë dhe jo për askënd tjetër. Kjo duhet të jetë më e rëndësishmja gjë për ne. Me atë zotim dhe amanet ne duhet të shikojmë nga e ardhmja”, – tha ai.

Sipas Vuçiqit, Serbia ndoshta po përballet me një situatë më të vështirë edhe se ajo e viteve 1990.

“Në fund do ta shihni se kush do të sillet, si do të sillet dhe me sa guxim do të marrin pjesë në atë proces. E gjitha kjo, pavarësisht se çfarë vendimesh kemi marrë. Nëse i kam marrë unë, kjo nuk do ta ndryshojë faktin. Kam më shumë frikë se kurrë nga ajo që është përballë Serbisë”, – tha Vuçiç.

Beteja Stalingradit

Beteja Stalingradit bën fjalë për përballjen mes forcave sulmuese gjermane dhe atyre sovjetike nga gushti i vitit 1942 deri më shkurt të vitit 1943. Ajo njihet si një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.

Në rrethimin e Stalingradit humbën jetën rreth 200 mijë ushtarë të forcave gjermane dhe rreth 485 mijë të vrarë nga ana e sovjetikëve. Pas kësaj beteje, “ushtria e kuqe” avancoi pa u tërhequr deri në Berlin. ©LAPSI.al

 



6 Comments

  1. Sa te kesh kete homosex anti Shqiptar Ramovic, mos e rruj fare ti muti i mutit te Rusis.

  2. Ju serbet .nese keni ber per te pasur frik e keni mundesit ta largoni friken.pendohuni dhe shikoni hakun kthejuni zotit tuaj eshte mundesi te jetoni ne paqe me te gjith.e nese sju pelqen kjo por deshironi te ndiqeni hapat e atyre qe ju zhyten qe te beheni qen ku nese ato fitojn ju do leh ni me shum duke mbytur ballkanin ne gjak dhe nese ato humbin ju fusni bishtin ndershal duke kerkuar meshir por fatkeqsisht per ket dhoj rasti pergjegjsija .dhe ndeshkimi mund te jet kapital per ju.sepse ja keni bere vendin shumfish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *