• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Burrel-Rrëshen, 5 persona dërgohen me urgjencë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Rrëshen. Mësohet se një automjet tip “Pasat” u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Pujkë”.

Të dy automjetet po lëvizin në drejtim të Burrelit kur mjeti veturë goditi nga pas kamionin. Si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar të 5 personat që ndodheshin në autoveturë.

Ata janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë janë transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje më të rëndë.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *