• |
ide | kryesore

Anëtarësimi në KiE, Serbia nxjerr Kosovën jashtë agjende

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përpjekjet diplomatike të Serbisë kanë arritur që ta nxjerrin nga agjenda kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në Strasburg. Shefja e Misionit të Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviç u tha medieve serbe se shumica e përfaqësuesve u pajtuan me kërkesën e Beogradit. Kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës është dorëzuar më 12 maj.

Serbia që prej kësaj date e ka kundërshtuar kërkesën e Kosovës me pretendimin se Prishtina është pjesë e territorit të Serbisë.

Lobimi serb duket se ka gjetur terren te 12 shtetet që janë pjesë e Këshillit të Evropës dhe që nuk e njohin ende Kosovën.

Shteti i udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç pretendon se Kosova nuk i përmbush standardet e Këshillit të Evropës, për gjoja shkeljen e të drejtave të pakicave etnike, si serbët në veri. Procedura për pranimin e një anëtari të ri në Këshillin e Evropës i cili përbëhet nga 46 shtetet është komplekse.

Deri më 9 nëntor 2022, Komiteti i Ministrave të KiE-së kryesohet nga Irlanda dhe më pas gjashtë muajt e ardhshëm do të drejtohet nga Islanda./ Ora



4 Comments

    1. Gjithsesi, ne gjuhen shqipe kemi fjalet “Agjensi”, “Gjirafë”, “Agjent”…. etj.
      Nuk drejtshklruhet shqip “Axhent”, e as “Xhirafë”.

      Me fal po nuk e njeh mire shqipen(thjesht mbase e perdor ti “axhendë”!

    2. O shqiptar,Fishta e quante “agjenda”,
      Apo nuk e di qe shqipja e Kosoves eshte gegerisht,sepse nuk ua imponoi dot “partia”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *