• |
ide | kryesore

Arjan Çani ngre pyetjen: A janë me të vërtetë të varfër shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arjan



Arjan Çani shprehet se ka disa arsye përse opozita nuk po i nis protestat e paralajmëruara në shtator.

Duke folur në emisionin “Pikat mbi i”, Çani tha se Berisha nuk ka rreth 20 deputetë me vete dhe nuk mund të futet “në luftë” me një “këmbë të thyer”.

Në të njëjtën kohë sipas tij, termometri që Berisha ka vënë për të matur temperaturën e qytetarëve, nuk tregon shifra të larta. Sipas Arjan Çanit, situata nuk po zien deri në pikën që mund të mbahen protestat që dëshiron Berisha.

“Ne nuk kemi termometrin që ka doktori. Ai ka një termometër 30 vjeçar, një termometër që mesa duket vazhdon të funksionojë. Termometri nuk i del shumë i nxehtë. Ai i do protestat, është formësuar me protesta, por termometri mesa duket i ka dalë me temperaturë të ulët. E dyta, ka vënë re që punët brenda PD nuk i ka dhe aq mirë. Berisha numëron sot rreth 20 deputetë që nuk janë me të. Në pamje të parë duket që ata skanë asnjë vlerë, por një parti që shkon me një dorë të thyer, apo një këmbë të ndrydhur në luftë, mund të humbasë. 

Hipotezë e tretë është arsyeja ekonomike. Është një gjë të thuash që në Shqipëri ka shumë të varfër dhe një gjë tjetër të thuash që ka shumë informalitet. Kur ishte fatura e karburantit, ishte Adriatik Lapaj që mblodhi njerëz dy herë. Një protestë ose ekziston në mënyrë organike, ose nuk ekziston fare. Personalisht kam qenë kundër protestave të organizuara nga partitë. Kur një parti thotë “do bëj protestë”, 90% është e dështuar. Unë them shyqyr që nuk u bënë protesta në shtator, madje të mos bëhen as në tetor. Unë mezi pres të dalin qytetarët në protestë.” – u shpreh Çani.

Lexo më tej: Berisha bashkëbisedon me qytetarët: Nisin protestat për të larguar Ramën 

Pyetjes së moderatores, nëse qyteatarët janë bërë apatikë, Çani iu përgjigj duke thënë se kategorizohen si të varfër prej të ardhurave formale. Por nuk jetojnë me 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Por, me 900 deri në një milion.

Fakti që ata jetojnë pa protestuar, do të thotë që kanë të ardhura të tjera joformale. Fakti që nuk dalin, varfëria që ne konstatojmë nuk është reale. Opozita nëse nuk e prek këtë, është hipokrizi kjo. Njoh shumë njerëz të varfër dhe e di pse nuk dalin, sepse ata nuk jetojnë me 300 mijë lekë, por me 900-1 milionë.



11 Comments

  1. Nuk eshte vetem varferia dhe te ardhurat qe nxjerrin njerezit ne protesta, por edhe besimi tek organizatoret, presioni duke mbajtur me serum gjysmagjelin Alibeaj, pasiviteti i partive te vogla te opozites, etj.

    Ne kete situate shqiptzfet zgjedhin Llotarine amerikane, si dhe emigrimin neper Europe.

    Varferine e shqiptareve seicili e mat nga pragu i shtepise dhe jo duke vizituar provinca e rrethina, ndonese edhe atje nuk mungon mikpritja…

    1. Po i mbajtem shpresat tek organizatoret kurre nuk kemi per te bo hajer.
      Njerzit duhen te cohen ne menyre spontane, pa pasur nevoje per organizatore, fatkeqesisht kjo nuk po ndodh, as ne Shqiperi dhe as ne vendet e tjera te Europes.
      Njerzeve tashme i jane shplar trute.
      Ne 6 muajt e fundit EUR humbi rreth 20% te vleres se saj, sepse banka Europiane refuzon te rrisi nornen e interesit (pasi demtohen pasaniket). Brenda vitet do humbim rreth 30% te kursimeve tona dhe prap asnje nuk proteston.

    1. Cani eshte shume ironik , vetem pensioniste jane nja 600 mije qe dihet sa e kane pensionin. Jemi popull qe I u nenshtruam cdo regjimi qe kur njihemi si komb . Nese shkon ne zonat rurale thua si jetojne keta njerez (une do thoshja pse jetojne) Njelloj si ne mesjete. Dhe sa per komentuesin Sela kam dy fjale: Pse duhet te ngrihemi ne protesta per partite kur nuk kemi buke per te ngrene ne sofrat tona. Nje proverb popullor thote: I zoti e nxjer gomarin nga balta

  2. Shqiptarët janë tepër të zhgënjyer dhe shumë besëthyer nga politika që mban peng zhvillimin real prej 32 vite. Nuk mund të protestohet për asnjë parti, pasi këta funksionojnë bashkë për status quo e mirëqenies dhe riciklimit të tyre në çdo prej sistem …Kush ka tru, e ka kuptuar këtë, prej të paktën 12-15 vitesh.

    1. Sa të jenë emigrantët që pastrojnë gerbicet,
      gjithë natën,bojaxhinjte që i zë gjumi me kominoshe me gëlqere,neper trena badantet që ju bien duart cope duke pastru ahmet e europës dhe sjellin lekë ketu
      Protesta nuk ka.
      Në kemi mbet qameti 2 milion
      Rreth650 mijë janë pensionistë
      200mije ka vajt administrata
      Edhe nga 4-5 pjestarë të familjeve të tyre
      Ju duket shaka po nja 150 mijë hane buke nëpër ojq ojf..
      Kur të mos dërgojnë emigrantët do ngrihen pensionistët që ju zente fytin leku i fëmijëve
      Që e nxjerrin me gjak ,po edhe iatyrw që e nxjerrin me kokë në torbe.

  3. Sali Berisha zbythet para Alibeajt, i kërkon të bashkëpunojnë edhe pse e ka “shkarkuar”A jetojne shqiptaret me nje vile si te Arjanit qe kushton 560 mije euro si mendoni shpellkare te salih metaj

  4. Nuk kam simpati per kete llora gazetarie qe ben Cani. Hidh nje shashke ketu, prit ca llafe nga krahu tjeter…nuk eshte serioze te tallesh me publikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *